Ka ardhur në jetë ditën e sotme princi më I ri I Mbretërisë së Bashkuar, vogëlushi I Princ Harry dhe Meghan Markle.
Sipas publikimit të bërë në llogarinë zyrtare në Instagram, sussexroyal, konfirmohet se vogëlushi I sjellë në jetë ditën e sotme është djalë.
Ndërkohë që lajmi ka ardhur fillimisht nga korrespondenti mbretëror i “Sky Neës”, Rhiannon Mills, I cili konfirmoi publikisht lajmin që Meghan Markle ka pasur mëngjesin e sotëm kontraksionet e para, së fundmi është publikuar lajmi i ëmbël që dukesha ka lindur dhe është bërë nënë për herë të parë e një vogëlushi.
Princ Harry së bashku me bashkëshorten e tij kanë pritur bebushin mbretëror i cili peshon 3.3 kg.
Meghan dhe Harry përmes llogarisë së tyre të përbashkët në Instagram e kanë konfirmuar lajmin e shumëpritur dhe në postimin në fjalë kanë vërshuar pëlqimet dhe komentet njëri pas tjetrit.