Me rastin e 27-vjetorit të Partisë Socilaiste, urimet e socialistve kanë qenë të shumtë. Në urimet e tyre kryefjala ka qenë vazhdimësia dhe dëshira për të bërë gjëra më të mira se vitet që janë lënë pas.
Në këtë ditë nuk ka munguar as urimi i ish-ministrit të Brendhëm, Saimir Tahirit, i cili po gjykohet në gjendje të lirë, mbi akuzat e përfshirjes në trafikun e drogës.
Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ Tahiri shkruan se ka pasur privilegjin të njoh shumë, të flas, të dëbatoj mbi shumë çështje që kanë prekur vendin.
“Momente të vështira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mirë këtë” shkruan Tahiri, duke vazhduar se ka të tjerë keq e më keq dhe nuk flasin dot.
Tahiri shkruan për një ringritje herët apo vonë, është një gjë që do të ndodhë.
“Për të dobtin që do zë, të varfrin që do një shans, të mundurin që do drejtësi, të pastehun që do shtëpi, të papunin që do punë, të aftin që do meritë, të gjithe në Shqiperine tonë, 27 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar ku do hedhim këmbën e rradhës”, shkruan Tahiri.
Kujtojmë që PS e shpëtoi Tahirin nga burgu në mbledhjen e Komisionit të Mandateve kur Prokuroria kërkonte arrestimin e tij. Dritëhijet e kthesës 180 gradë nga ana e PS-së brenda 1 nate, kur arresti me burg për Tahirin ishte pothuajse i sigurtë, shkaktojnë ende debat në opinionin publik.
Statusi i plotë
“Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burra e gra, te rinj e te reja ne PS.
Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.
Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.
Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.
Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.
Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.
Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.
Gezuar!”
(E.V/Faxweb.al)