Kryetarja Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Vjollca Braho gjatë një interviste ‘skype’ për Fax News foli në lidhje me masa e ndërmarra nga ky institucion për subjektet që janë gjendur me shkelje.
Braho tha së në Krujë janë 65 fasoneri që janë kontrolluar, ndërkohë që vetëm ditën e sotme janë mbyllur tre fasoneri në Krujë.
“Në rrethin e Krujës janë 65 fasoneri, dhe janë kontrolluar nga ana jonë. Në 6 raste është mbyllur aktiviteti, pasi 11 punonjës që janë konstatuar me COVID-19 kanë qenë punonjës të disa fasonerive dhe kemi marrë masa urgjente për mbylljen e aktivitetit. Vetëm ditën e sotme janë mbyllur tre fasoneri, pasi nuk respektonin masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.
Shikoj në media që po shkruhet më të fortë që do të mbyllen fasoneritë, por 1.5 % e fasonerive kanë dalë me probleme dhe nuk mund të themi të mbyllen të gjitha, pasi për to është marrë masa.
Në call centra, ISHSH ka bërë inspektime në pjesën më të madhe të call centrave është situate më e mirë, janë marrë masat e duhura. ISHSH po kontrollon realizmin e protokollit jeshil të miratuar nga Ministria e Shënsetësisë.
Që pas përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë, ISHSH ka kryer deri në 40441 inspektime, dhe kemi vendosur deri më sot 125 gjoba dhe masa administrative. Kjo tregon se në bazë të udhëzimeve të MSH populli shqiptar i ka realizuar këto udhëzime dhe kjo tregon se jemi të kujdeshëm ndaj shëndetit tonë.”- tha Braho.