Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare e në fjalimin e saj të parë ka thënë se do t’i kthehet dinjiteti gjatë mandatit që ajo do të udhëheqë këtë institucion.
Osmani ndihet e nderuar që do të udhëheq Kuvendin e Kosovës, ndërsa i ka falëndëruar të gjithë për rrugëtimin prej zgjedhjeve e deri në formimin e institucioneve.
“Është nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjedhem që ta drejtojë Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Osmani e cila është votuar me 65 vota pro dhe asnjë kundër nga deputetët e pranishëm.
“Falenderoj qytetarët e Kosovës, që asnjëherë nuk rreshtin së besuar që vota e tyre do ta sjellë ndryshimin. Të jemi një Kuvend që do të mbikëqyr mirë dhe rreptë Qeverinë e Kosovës. Gjatë këtij mandati do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit të Kosovës dhe po e shoh kualitetin e grupeve parlamentare”, u shpreh ajo,
Kryeparlamentarja e zgjedhur ka premtuarn debat demokratik, gjuha korrekte ndaj njëri – tjetrit gjatë udhëheqjes së saj.
Osmani zëvendësoi në këtë detyrë Glauk Konjufcën i cili u votua dy muaj më parë, por që pas nënshkrimit të marrëveshjes ky i fundit mori postin e ministrit të jashtëm.
Mediat në Kosovë kishin aluduar ditën e djeshme se Osmani nuk do ta pranonte kë post ku sapo është betuar pasi aspironte ministrinë e Brendshme, por me sa duket edhe në Kosovë situata ndryshon brenda ditës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)