23:31 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Vjosa Osmani në krye të Kuvendit, Kurti kryeministër”, diplomati Topollaj: Rama u tregua hipokrit, temat e nxehta për qeverinë e re

14:40 | 07/10/2019
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vjosa Osmani në krye të Kuvendit, Kurti kryeministër”, diplomati Topollaj: Rama u tregua hipokrit, temat e nxehta për qeverinë e re

Spartak Topollaj, diplomat dhe analist për çështjet e Ballkanit ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të FaxNews, ku ka përshëndetur zgjedhjet në Kosovë, që sipas tij dhanë një shembull për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë i dhanë një mësim të madh dhe Shqipërisë, ne duam muaj të tërë që të nxjerrim rezultatet, të mos flasim pastaj për manipulimet, është një shembull i mirë për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Incidente të vogla mund të ketë edhe në SHBA, konsideratën më të madhe për zgjedhësit, dhe për partinë që ishte në pushtet dhe më pas kaloi në opozitë. Duhet t’ia dimë për nder Kadri Veselit që pranoi humbjen dhe kaloi në opozitë. Arritën në një rezultat rrotë më rrotë mes VV dhe LDK-së, trashëgimtare e liderit historik të Kosovës, Gandit të Ballkanit Ibrahim Rrugova”, tha Topollaj.

Duke iu referuar largimit të Haradinajt, Topollaj u shpreh se qëndrimi i tij për taksën ndaj Serbisë ka qenë i drejtë, dhe Kurti mund të vendosë të hapë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Qëndrimi i zotit Haradinaj për taksën ka qenë shumë i drejtë, por padyshim që vështrimi i SHBA-së është më largpamës. Ka një investim të madh prej 80 milionë eurosh nga ana e Gjermanisë për linjën  e interkonjeksionit që mbahet e bllokuar nga Serbia, pse nuk flet askush në lidhje me këtë, por për taksën flasin të gjithë?

Zoti Kurti mund të vendosë që të rihapë çështjen e demarkacionit, Kurti në një intervistë që ka dhënë për këtë televizion, ka thënë që do të ketë reciprocitet me Serbinë, dhe do të tregojë se cila do jetë mënyra më elegante që të insistojë në pikën që Kosova është një shtet, dhe Serbia do apo nuk do ka për ta njohur. Duan apo nuk duan viçat e Serbisë, do të përgatiten për njohjen e Kosovës”, tha Topollaj, ku shtoi se popullsi serbe ka të gjitha të drejtat në Kosovë.

Po ashtu ai tha se Vuçiç dhe Daçiç, si dhe Serbia në tërësi nuk kanë kërkuar falje për krimet e luftës.

“Serbët kanë më shumë të drejta se asnjëherë më parë në zonat ku jetojnë në Kosovë. Popullsisë serbe i janë dhënë të gjitha të drejtat, madje janë llastuar më shumë sesa duhet, dhe në ,këtë pikë unë mendoj se Europa gabon, nuk mund të trajtohen njësoj xhelatët dhe vitima, dhe mbi të gjitha Serbia nuk ka kërkuar publikisht falje. Vuçiç dhe Daçiç kanë pasur poste kyçe gjatë regjimit të Millosheviçit. Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në kohën e xhelatit serb, pra gëbelsi i tij, ndërsa Daçic ka qenë zëdhënësi i partisë së tij”, u shpreh diplomati. 

Topollaj dha dhe opsionet sesi do të zgjidhet çështja e koalicioneve, ku u shpreh se Vjosa Osmani mund të marrë postin e kryetares së Kuvendit dhe Albin Kurti postin e kryeministrit. Diplomati e ka quajtur qëndrimin  e Ramës pas zgjedhjeve si hipokrit, dhe se duhet të jetë më modest në deklaratat e tij.

“Zonja Osmani mund të marrë kryesimin e Kuvendit, mund të jetë zv.kryeministre e parë dhe të jetë dhe ministre e jashtme, që do të ketë një rol shumë të madh për negociatat që pritet të nisin shumë shpejt. Koalicioni duhet të bëhet sa më shpejt, mirë do të ishte që në atë moralin e pastër të Albin Kurtit, tia hapte vendin një zonje të nderuar, mund të pretendonte për president.

Së fundi do të doja të flisja për reagimin e forcave politike të Kosovës, Rama nuk ishte i sinqertë dhe kishte një sjellje për hipokriti, unë mendoj se nuk i ka ardhur mirë që nuk fituan miqtë e tij. Nuk është e ndershme as ajo që bëri Hashim Thaçi, që për Berishë foli me gjuhën e Ramës. Unë do ta mbyll duke thënë se qeveria shqiptare nuk duhet të mbetet vetëm me premtime në letër, Rama duhet të jetë pak më shumë modest”, tha Topollaj.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: topollajzgjedhjet ne kosove
Pas

“Erdhi dita! Beso!”, Bushati reagon për Kosovën: Na dha mësime të vlefshme!

Para

Haradinaj i vendosi taksën 100%, çfarë pret Bosnja nga qeveria e re

Para
Haradinaj i vendosi taksën 100%, çfarë pret Bosnja nga qeveria e re

Haradinaj i vendosi taksën 100%, çfarë pret Bosnja nga qeveria e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.