16:45 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vjosa Osmani pranon koalicionin me Albin Kurtin: Do t’i shërbej vendit pavarësisht se ku jam!

12:45 | 09/10/2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A ka marrë përgjigje për ftesën publike ndaj Vjosa Osmanit? Flet Albin Kurti

Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, ka lënë të kuptohet se ka pranuar koalicionin me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtit.

Osmani shprehet se ajo do ti shërbejë vendit, pavarësisht ccdo pozicioni që do ti besohet, ndërsa shton se LDK në këto zgjedhje ka marrë mbështetjen më të madhe të qytetarëve që prej vitit 2004.

“Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe.

Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam”, shkruan mes të tjerave Osmani.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit: 

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen.

I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.

Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!

E juaja, Vjosa

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: koalicioni ne kosoveosmani kurtiqeveria e re e kosovesVjosa Osmani
Pas

“Ekziston një grup KÇK”, Rama sërish sulm ndaj prokurorit dhe gjykatësit të Durrësit, zbardh kuptimin e emrit të grupit

Para

“Më ka shfrytëzuar për prostitucion”, Krimet e Rënda lënë në burg Elton Çarçiun e arrestuar për trafikimin e…

Para
Përplasja tek Krimet e Rënda, gazetarja flet për klane shumë të forta brenda prokurorisë

"Më ka shfrytëzuar për prostitucion", Krimet e Rënda lënë në burg Elton Çarçiun e arrestuar për trafikimin e...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnje/ Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë

Erdogan takim me ministrin e Jashtëm iranian, ofron që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet Teheran-SHBA

Izraeli pretendon të ketë vrarë koordinatorin ushtarak të Iranit me Hamasin

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.