18:32 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Osmani ngre alármin: Veriu i Kosovës dhe Presheva po spastrohen, nuk është rastësi, reagoni

22:30 | 11/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria e re në Kosovë, Vjosa Osmani zbardh prapaskenat: Ja pse dështuan negociatat

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka thënë se në qytetet e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit po ndodh spástrim i heshtur etnik i shqiptarëve nga shteti i Serbisë.

‘’Rreth 60 kilometra në veri-lindje të Prishtinës, shtrihet komuna e Medvegjës. Kjo komunë, në regjistrimin e vitit 2011 numëronte 7438 banorë. Tani, ndonëse pa statistika zyrtare, supozohet se në Medvegjë janë të regjistruar afërshisht vetëm 600 shqiptarë.’’, thotë Osmani.

‘’Ky reduktim sistematik i popullsisë shqiptare në Medvegjë nuk është i rastësishëm. Privimi nga edukimi e punësimi, cènimi i të drejtave në gjuhë e përfaqësim si dhe shtypja e vazhdueshme e regjimit serb kundrejt shqiptarëve në ato lokalitete ka ndikuar në dyndje të popullësisë shqiptare, për të kërkuar kushte më të mira për familjet e tyre.’’

Osmani tregon se si shteti i Serbisë po i largon shqitarët nga shtëpitë e tyre dhe nuk po i lejon të ankohen për këtë.

‘’Megjithatë, përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shènjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë. Gjatë vetëm katër viteve të fundit autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës. Përmes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb bënë largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale e madje edhe largim nga lista e votuesve, që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje.’’, thotë ajo.

‘’Problemi tjetër në pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi është edhe fakti se për një veprim të tillë shteti serb nuk lëshon fare një vendim me shkrim që dëshmon se ju është pasivizuar adresa. Kjo informatë kumtohet vetëm gojarisht. Ky veprim nuk është i rastësishëm: ai synon t’i parandalojë qytetarët shqiptarë të ndërmarrin veprime ligjore kundër Serbisë për shkelje të të drejtave të tyre dhe diskriminim në baza etnike. Përveç në Medvegjë, pasivizimi i adresave është evidentuar edhe në dy komunat tjera me popullsi shqiptare, Bujanoc e Preshevë. Ky fakt është i njohur, e madje i dokumentuar nga organizata të ndryshme që veprojnë në Serbi dhe jashtë saj.’’, shton Osmani.

Osmani kërkon reagim nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe jo vetëm, ajo më tej shton se si një shtet si Serbia, që praktikon këso politika, mund të antarësohet në BE.

‘’Përkundër thirrjes së shpeshtë për ndihmë nga veprimtarët dhe aktivistët shqiptar nga Medvegja, kërkesat e tyre mbeten të paadresuara. Republika e Kosovës nuk mund të heshtë më! Adresimi i çështjes së lirive dhe të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të bëhet në të gjitha instancat, brenda dhe jashtë vendit. Ky nuk është thjeshtë një problem i izoluar: veprimet e shtetit serb karshi shqiptarëve të Luginës ngërthejnë në vete shkelje fundamentale të të drejtave të njeriut. Një shtet që aktivisht angazhohet në spastrim etnik, edhe pse me metoda të ‘sofistikuara’ siç është pasivizimi i adresave, nuk e meriton anëtarësimin në BE.’’

Pas

Dènoncohet Ministria e Brendshme: Mban pèng 3700 dosje të ish-Sigurimit

Para

Shkon në 895 numri total i të prekurve, 11 raste të reja me Còvid-19 në Kosovë

Para
“Një dozë e vetme ndalon zhvillimin e COVID-19”, studiuesit australianë zbulojnë ilaçin që jep efeket brenda 48 orëve!

Shkon në 895 numri total i të prekurve, 11 raste të reja me Còvid-19 në Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

Bill Gates zotohet të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij deri në vitin 2045: Nuk do të vdes i pasur

“S’më duhen fotot me Trump”, Vuçiç zbut situatën nga Moska: E takova në Zyrën Ovale, presidenti i SHBA po bën të mira për botën

Ministri Hasani: “Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanton të ardhmen e përbashkët kundër kërcënimeve hibride”

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë kundër korrupsionit

Ankesat e PD-së për shpërndarjen e zarfeve në Greqi, kreu i KQZ-së letër kompanisë postare: Na dërgoni urgjentisht një raport

Rama bëri parashikimin për marrjen e deri 88 mandateve në zgjedhje! Reagon Berisha

Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve, reagon kreu i PD: Ky vendim shpërblim i madh për të gjithë demokratët që qëndruan për kauzën e drejtë

Rama “memorandum” mbi letër buke në Kuç, parashikon sa mandate do të marrë

“Po bëhet manipulim masive me votën e shqiptarëve në Greqi”, Topalli: Qytetarët s’po marrin dot zarfet, ndërsa në Tiranë vijnë kuti të mbushura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.