21:27 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vjosa Osmani takim me ambasadorin e SHBA: E shqetësuar me heqjen e vizave për serbët me pasaporta ilegale

10:40 | 24/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vjosa Osmani takim me ambasadorin e SHBA: E shqetësuar me heqjen e vizave për serbët me pasaporta ilegale

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në njoftimin e shpërndarë për mediat theksohet se presidentja Osmani u shpreh shqetësuar në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat qytetarëve serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale të Serbisë.

Ajo u shpreh se heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.

“Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, Presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e djeshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës të mërkurën.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për pjesëmarrjen e presidentes në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s, me ftesë të presidentit Joe Biden dhe sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

“Duke e vlerësuar ftesën e SHBA-ve dhe prezencën e Kosovës në këto aktivitete kyçe të Samitit si një zhvillim strategjik në dobi të avancimit dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon dhe përtej, Presidentja Osmani potencoi impaktin pozitiv që do të kishte anëtarësimi i Kosovës në NATO për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme dhe afatgjate”, vijon njoftimi.

Osmani dhe Hovenier, siç thotë njoftimi, diskutuan edhe për takimet e fundit të presidentes me zyrtarë të lartë amerikanë, “si dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren në vijim sa i përket koordinimit të veprimeve në dobi të interesave të Kosovës dhe të partneritetit me SHBA-të”. “Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet kohëve të fundit, me ç’rast konfirmuan rëndësinë që të garantohet respektimi i parimeve demokratike dhe standardeve më të larta për të drejtat e njeriut”, përfundon njoftimi.

Etiketa: Jeffrey HoveniershbaVjosa Osmani
Pas

U merrnin para qytetarëve që të parkonin automjetet në hapësira publike, precedohen tre persona

Para

Tabaku kritike ndaj nismës së qeverisë ndaj KAYO: A mjaftojnë 3 mln euro për shoqërinë që do të prodhojë dhe shesë municione? Nuk duam të ndërtojmë tigra prej letre.

Para
Tabaku kritike ndaj nismës së qeverisë ndaj KAYO: A mjaftojnë 3 mln euro për shoqërinë që do të prodhojë dhe shesë municione? Nuk duam të ndërtojmë tigra prej letre.

Tabaku kritike ndaj nismës së qeverisë ndaj KAYO: A mjaftojnë 3 mln euro për shoqërinë që do të prodhojë dhe shesë municione? Nuk duam të ndërtojmë tigra prej letre.

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.