19:09 | 22/07/2025

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin diskutoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon, si dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Kosovës dhe Francës.

Osmani dhe Guerot diskutuan gjithashtu konsultimet që Osmani ka zhvilluar me subjektet politike për të zbatuar vendimin e fundit të Asamblesë Kushtetuese për konstituimin e kuvendit.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Guerot diskutuan gjithashtu për konsultimet që Presidentja ka zhvilluar me subjektet politike për të zbatuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo përsëriti se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe besueshmërinë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua edhe zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Francës, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe rëndësia e mbështetjes së Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës.

 

Para
 



Të Fundit