11:32 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vjosa Osmanit i shkon letra për bllokimin e Kuvendit të Kosovës, zëdhënësi i presidencës: Po shohim hapat e mëtejshëm

14:40 | 16/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vjosa Osmanit i shkon letra për bllokimin e Kuvendit të Kosovës, zëdhënësi i presidencës: Po shohim hapat e mëtejshëm

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, Presidenca ka marrë zyrtarisht njoftimin për situatën e krijuar. Zëdhënësi i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, konfirmoi se letra e dërguar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka mbërritur në Presidencë dhe po trajtohet nga ekipi ligjor.

“Letra sapo ka ardhur në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, deklaroi Kupina për mediat. Mosmiratimi i raportit të komisionit pengoi betimin e deputetëve të rinj, duke bllokuar në këtë mënyrë formimin e institucioneve paszgjedhore. Pavarësisht se në sallë ishin të pranishëm 119 deputetë, vetëm 52 votuan në favor të raportit, duke mos arritur kuorumin prej 61 votash të nevojshme për miratim.

 

 

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se për shkak të situatës së krijuar, seanca u detyrua të ndërpritet dhe se Presidentja do të informohet zyrtarisht për zhvillimet. “Në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet më tutje,” deklaroi Dehari.

Kriza parlamentare thellohet më tej edhe nga dorëheqja e protokolluar e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar, e cila ishte nënshkruar më 27 mars por u bë publike gjatë seancës.

Situata e krijuar lë pezull nisjen e legjislaturës së re dhe formimin e qeverisë së re, ndërsa pritet që Presidentja Osmani, në koordinim me forcat politike, të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje dhe për të rikthyer funksionimin normal të institucioneve.

Pas

Komisioni Evropian propozon futjen e Kosovës në listën e vendeve “të sigurta” të BE

Para

“Politikat e 12 viteve të fundit kanë vështirësuar qëndrimin e rinisë në Shqipëri”, LaCivita: Berisha siguron që të gjeni suksesin këtu

Para
“Politikat e 12 viteve të fundit kanë vështirësuar qëndrimin e rinisë në Shqipëri”, LaCivita: Berisha siguron që të gjeni suksesin këtu

“Politikat e 12 viteve të fundit kanë vështirësuar qëndrimin e rinisë në Shqipëri”, LaCivita: Berisha siguron që të gjeni suksesin këtu

 



Të Fundit

Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

“Urime mik i dashur”, Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane

Krimi zgjedhor/ U ndalua për shit-blerje vote: GJKKO lë në ‘arrest në shtëpi’ babain e kandidates për deputete në Fier

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime penale, për 34 nisi hetim ndërsa 7 janë arrestuar! 7 raste janë referuar në SPAK

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë!

Erald Elezi, administrator i KESH, merret i pandehur nga SPAK

Mbi 40% e votave janë numëruar/ PS kryeson në diasporë

Nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit/ Aida Hajnaj s’do të riemërohet në krye të BKH, pritet çelja e garës për drejtuesin e ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.