17:20 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VKM-ja e qeverisë/ Reagon Voltana Ademi: Është vendim alarmant, ja cilat janë pasojat për qytetarët

21:37 | 10/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anullimi i vizitës së Ramës në Shkodër, reagon kryebashkiakja: Ti nuk erdhe sot në…

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka publikuar dy vendime shumë të rëndësishme, të cilat lidhen me pezullimin e prokurimeve nga Bashkitë dhe autoritetet kontraktore.

Një vendim i tillë është justifikuar për të mos keqpërdorur pushtetin për qëllime elektorale dhe për të pasur më tepër paanshmëri dhe trajtim të barabartë ndaj kandidatëve gjatë fushatës. Vendimi paracakton që pezullimi të zgjas deri në marrjen e detyrës nga kryebashkiakët e rinjë(lexo këtu).

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila shprehet se asfikson deri në asgjësim qeveriosjen vendore në vend.

“Vendimi është i paprecedent dhe shumë i rrezikshëm, duke ndaluar shërbimet për njerëzit, duke penguar zhvillimin social e ekonomik të qyteteve, duke asfiksuar ekonominë, në shkelje flagrante të Konventave Ndërkombëtare për Autonominë e Qeverisjes Vendore, Kushtetutën e Shqipërisë”, shkruan Ademi ndër të tjera.

Kryebashkiakja arsyeton se ky vendim sjell efekte të menjëhershme dhe shkatërrimtare për qeverisjen vendore.

“Të gjitha shërbimet dhe investimet e planifikuara nga bashkitë, të miratuara nga këshillat bashkiakë dhe që do të kryheshin me të ardhurat e vetë qytetarëve, të ardhura që bashkitë menaxhojnë, nuk do të mund të realizohen”, shton më tej Ademi.

Reagimi i plote:

Ajo kërkon nga qeveria që të anulojë menjëherë këtë vendim që sipas saj është anti-kushtetues dhe abuzohet me faktin se Gjykata Kushtetuese në vend nuk është funksionale.

Qeveria shqiptare, me propozim të kryeministrit, ka marrë sot një vendim që praktikisht asfikson deri në asgjësim qeverisjen vendore në Shqipëri. 
Sot, më 10 maj, pa paralajmërim, është vendosur pezullimi i fillimit të procedurave të prokurimit për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre për vitin 2019 për një periudhë të pacaktuar. 
Vendimi është i paprecedent dhe shumë i rrezikshëm, duke ndaluar shërbimet për njerëzit, duke penguar zhvillimin social e ekonomik të qyteteve, duke asfiksuar ekonominë, në shkelje flagrante të Konventave Ndërkombëtare për Autonominë e Qeverisjes Vendore, Kushtetutën e Shqipërisë, ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin “Për financat vendore”, ligjin “Për buxhetin e shtetit”, vendimet e qytetarëve përmes këshillave bashkiakë. 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, duke sjellë efekte të menjëhershme e shkatërrimtare për qeverisjen vendore.
Të gjitha shërbimet dhe investimet e planifikuara nga bashkitë, të miratuara nga këshillat bashkiakë dhe që do të kryheshin me të ardhurat e vetë qytetarëve, të ardhura që bashkitë menaxhojnë, nuk do të mund të realizohen. Vendimi është më absurd, kur flitet për pezullim të përkohshëm, por nuk ka një afat të përcaktuar se deri kur pezullohen të gjitha procedurat.
Jemi në kushtet kur ky vendim nuk mund të atakohet si antikueshtetues në Gjykatën Kushtetuese, e cila është asgjesuar në emër të gjoja “drejtësisë së re”, jemi në kushtet e një abuzimi të hapur nga qeveria, e cila merr kompetenca të cilat i përkasin një pushteti tjetër.
I kërkojmë qeverisë dhe kryeministrit të reflektojnë urgjent dhe të anullojnë këtë vendim antikushtetues dhe haptas në shkelje të parimeve të autonomisë së qeverisjes vendore.
Vemë në vemendjen e të gjithë kancelarive të huaja që mbështesin bashkitë dhe qeverisjen vendore kërkesën për ndihmë institucionale dhe lobuese, që ky vendim të zhbëhet.

European Union in Albania
OSCE Presence in Albania
U.S. Embassy-Tirana
German Embassy – Tirana
Embassy of Sëitzerland in Albania
Embassy of the Netherlands in Albania
Ambasciata d’Italia a Tirana
Ambassade de France en Albanie
UNDP Albania
USAID/Albania
GIZ Albania
@Sëiss Cooperation Albania

Ky vendim është i pa precedentë në historinë e përpjekjeve për demokraci, për autonomi vendore dhe integrim europian.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: PEZULLIMI IPROKORIMEVEVKM-JA E QEVERISEVoltana Ademi
Pas

Zjarri në spitalin e Durrësit rrezikoi jetën e personelit dhe pacientëve, policia fshehu ngjarjen (VIDEO)

Para

Kruja afishon listat e zgjedhësve, kush është kandidati i PS-së që pret rikonfirmimin për këtë qytet (Emri)

Para
Kruja afishon listat e zgjedhësve, kush është kandidati i PS-së që pret rikonfirmimin për këtë qytet (Emri)

Kruja afishon listat e zgjedhësve, kush është kandidati i PS-së që pret rikonfirmimin për këtë qytet (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

“Rusia i ka kthyer shpinën armëpushimit”, Starmer dhe Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën: Të detyrojmë Putinin që…

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, Gonxhja: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

E ardhmja e Joao Felix, një skuadër kërkon rikthimin e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.