16:03 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

20:11 | 10/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot kushtet e negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm.

Ky vendim ka për objekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë “KAYO”, sh.a., me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.

Sipas vendimit, shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuar nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.

Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti, me të cilin negocion, minimalisht një vlerë investimi jo më të ulët se 60 milionë euro në harkun kohor të  3 (tre) vjetëve; punësimin e jo më pak se 80 (tetëdhjetë) punonjësve në harkun kohor të  3 (tre) vjetëve; ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të tjera të sigurisë si dhe sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve, në rast eksporti.

Vendimi i plotë:

PËR KUSHTET E NEGOCIIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., ME SHOQËRI PRIVATE PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E MUNICIONEVE TË KALIBRAVE TË VEGJËL E TË MESËM. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ky vendim ka për objekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë “KAYO”, sh.a., me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.

2. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private.

3. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuar nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.

4. Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti, me të cilin negocion, minimalisht:

a) një vlerë investimi jo më të ulët se 60 milionë euro në harkun kohor të  3 (tre) vjetëve;

b) punësimin e jo më pak se 80 (tetëdhjetë) punonjësve në harkun kohor të  3 (tre) vjetëve;

c) ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të tjera të sigurisë;

ç)  sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve, në rast eksporti.

5. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se, përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare, që do të krijohet, do të përmbajë prodhimin dhe tregtimin e municioneve për Forcat e Armatosura, si dhe municionet për përdorim nga strukturat e tjera të sigurisë.

6. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se administratori/ët i/e shoqërisë, që do të krijohet nga dy shoqëritë e sipërpërmendura, zgjidhet/n me dakordërsinë e shoqërisë “KAYO”, sh.a.

7. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se minimalisht 30% të këshillit drejtues ose të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet, në rast se forma e shoqërisë parashikon këto organe drejtuese/mbikëqyrëse, do të emërohen nga shoqëria “KAYO” sh.a.

8. Statuti i shoqërisë, që do të krijohet, përmban dispozitat për të drejtën e vetos që gëzon shoqëria “KAYO”, sh.a., në bazë të pikës 9, të nenit 10, të                               ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

9. Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të sigurohet nga Forcat e Armatosura, sipas akteve nënligjore të nxjerra nga autoritetet kompetente, sipas ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

10. Autorizohen shoqëria “KAYO”, sh.a., dhe shoqëria private, me të cilën do të bashkëpunojë, të furnizojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë me municione nëpërmjet shoqërisë që do të krijohet, në përputhje me këtë vendim.

11. Ngarkohet shoqëria shtetërore “KAYO”,  sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Pas

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Para

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

Para
Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

Tepelenë/ Kultivuan 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Kremlini: Trump duhet t’i bëjë presion Kievit për negociata

200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

Izraeli bombardon Damaskun, IDF: Goditëm selinë e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë siriane. Mesazh për Druzët

Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e godinave dhe objekteve të ndërtuara pa leje

22-vjeçari nga Franca përplas makinën në Sarandë/ Drejtonte në gjendje të dehur

Durrës/ Vodhi automjet në Portin e Durrësit arrestohet shtetasi çek

Tepelenë/Kapen në flagrancë dy vëllezër që kishin kultivuar 137 bimë narkotike

Presidenti Begaj dekreton largimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.