17:27 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vuçiç do niset nga Rusia për të shkuar në Uashington, Lavrov: Nuk vendos Shtëpia e Bardhë për marrëveshjen, ja kush e miraton

19:15 | 18/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç do niset nga Rusia për të shkuar në Uashington, Lavrov: Nuk vendos Shtëpia e Bardhë për marrëveshjen, ja kush e miraton

Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një periudhë kohore prej dy javësh e presin ngjarje tejet të rëndësishme. Fillimisht më 21 qershor Vuçiç do t’i nënshtrohet vullnetit të popullit në zgjedhjet që do të mbahen në Serbi. Pastaj pas pak ditësh do të udhëtojë drejt Rusisë për takim me Putinin e një ditë pas takimit me presidentin rus do të udhëtojë për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

E para gjithë këtyre zhvillimeve, kreu i shtetit serb ka pritur sot në Beograd, krye diplomatin rus, Sergeri Lavrov, me të cilin ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot kemi diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Si president i vendit jam i shqetësuar për gjetjen e një zgjidhje për problemin me Kosovën. Është e dukshme që na pret një periudhë ekstremisht e vështirë në mënyrë që të realizohen disa plane”, ka thënë Vuçiç, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Presidenti serb ka thënë se do të jetë shumë i kujdesshëm për idetë që do t’i prezantohen Serbisë në tavolinë. “Unë dua ti them popullit tim: Kohë të vështira kemi përpara, por ne duhet të jemi të bashkuar. Këto janë ndoshta kohërat më të vështira që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës para 12 viteve”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç, shkruan Express.

Për dialogun në konferencë për media ka folur edhe kryediplomati rus. Lavorv ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që të bëjë përpjekje që të realizohen marrëveshjet të cilat janë arritur deri tani në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke specifikuar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, si një marrëveshje të pa implementuar nga Kosova.

Ai më tej ka thënë se Moska do të mbështet çfarëdo iniciative që ndihmon Serbinë dhe Kosovën të arrijnë një marrëveshje. “Ne do të mbështesim të gjitha iniciativat që do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinë të arrijnë një marrëveshje”, ka thënë Lavrov. Përveç tjerash Lavrov ka thënë se Rusia do të duhet të aprovojë çfarëdo zgjidhje që mund të arrihet në mes të Kosovës dhe Serbisë në fund të qershorit në Washington.

Lavrov ka theksuar se BE-ja ka mandatin për të ndërmjetësuar problemin mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se çfarëdo marrëveshje duhet të aprovohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, institucion ku Rusia ka të drejtën e vetos. “Në çdo mënyrë të mundshme në do të mbështesim ide qasje të cilat nuk e cenojnë interesin e Serbisë”, ka shtuar Lavrov

Pas

“Afati përfundimtar është 30 qershori”, përfundon mbledhja e KP, Gjiknuri: Do të zbatojmë formulën e 2013

Para

FOTO/ Mori hákun e dajës, u arrèstua sot. Ky është Sebastian Mali, 22-vjeçari që ndihmoi në ekzèkutimin e Hekuran Billës

Para
FOTO/ Mori hákun e dajës, u arrèstua sot. Ky është Sebastian Mali, 22-vjeçari që ndihmoi në ekzèkutimin e Hekuran Billës

FOTO/ Mori hákun e dajës, u arrèstua sot. Ky është Sebastian Mali, 22-vjeçari që ndihmoi në ekzèkutimin e Hekuran Billës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.