Presidenti Vladimir Putin ka shpallur zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të pushtuara nga Rusia – Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia – gjatë një ceremonie që, sipas Moskës, do të shohë rajonet ukrainase të bëhen pjesë e Federatës Ruse.
Putin nënshkroi të enjten dekrete për njohjen e pavarësisë së supozuar të Zaporizhzhia dhe Kherson, duke pasqyruar një dekret të nënshkruar në shkurt në lidhje me rajonet ukrainase të Luhansk dhe Donetsk.
“Unë urdhëroj njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë shtetërore” të rajoneve të Zaporizhzhia dhe Kherson, të vendosura në Ukrainën jugore, tha Putin në dekretet.
Të katër territoret krijojnë një korridor tokësor midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua ilegalisht nga Moska në vitin 2014 në një proces të ngjashëm.
Të ashtuquajturat referendume u mbajtën me nxitim ditët e fundit në mes të një kundërofensive efektive ukrainase që ka bërë që forcat ruse të shtyhen në lindje.