07:01 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vlahutin kërkoi arrestimin e Sali Berishës? Nishani zbulon bisedën me Llallën: Kërkova menjëherë…

21:18 | 30/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vlahutin kërkoi arrestimin e Sali Berishës? Nishani zbulon bisedën me Llallën: Kërkova menjëherë…

Ish-kryeministri Berisha disa kohë më parë tronditi opinionin publik me deklaratën e tij kur tha se ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin kishte kërkuar arrestimin e tij.

Por ish- Presidenti Bujar Nishani ka zbuluar bisedën me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Nishani është shprehur në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, se Llalla i ka thënë që ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i ka kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nishani tha se Llalla i kishte treguar për kërkesën e Vlahutin dy muaj me vonesë. Por Nishani thotë se Vlahutin i kishte thënë se pretendimi i Llallës është i pavërtetë.

“Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Më tej, argumentet shpjeguese, sipas Llallës, kanë qenë që Prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Në radhë të parë vura në dijeni Vlahutin, që e mohoi. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë”, tha Nishani.

“Zoti Llalla i ka thënë Nishanit se zonja ambasadore ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë këtë e kisha marrë vesh nga ambasadorë të huaj, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Para se Adriatiku (Llalla) ti thoshte Nishanit ishte një ambasador i rëndësishëm që ma ka rrëfyer”, deklaroi kohë më parë berisha. (B.H/Faxweb)

Etiketa: Bujar Nishani
Pas

Moti merr kthesë të papritur, çfarë na pret në muajin Maj

Para

Rama zbulon bisedën me deputetët gjerman për Tahirin

Para
Rama zbulon bisedën me deputetët gjerman për Tahirin

Rama zbulon bisedën me deputetët gjerman për Tahirin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.