Amsadorja e BE-së Romana Vlahutin, nga Fieri e cila ndodhet në vizitë, ka kometuar çështjen e Teatrit Kombëtar.
Vlahutin ka dhënë këshilla të qarta për poltikën shqiptare, duke i kërkuar asaj që të falë me qytearët.
“Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët”, tha ambasadorja e BE.
Ambasadorja tha se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.
“Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët.”
Nga ana tjetër parlamenti mirtoi këtë të enjte me 75 vota pro, shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Kurse aktivistët prej ditësh protestojnë dhe paralajmërojnë se do të marshojnë para presindecës, duke kërkuar dekretimin e Presidenitit për të mos hyrë në fuqi ky ligj.
(E.V/Faxweb.al)