Pas një vale arrestimesh që ka nisur në disa nga qytetet kryesore të vendit, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Vlahutin po zhvillon një takim me Xhafajn, pas operacioneve të policisë në Durrës, Shkodër dhe Elbasan ku në pranga kanë rënë grupe kriminale dhe disa ish-zyrtarë të lartë.
Nuk dihet ende motivi zyrtar i këtij takimi por pritet me kureshtje deklarata zyrtare e dy palëve.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post