Ambasadaorja e Bashkimit e Europian në Tiranë, Romana Vlahutin së bashku me kryetarin e bashkisë Kukës, Bashkim Shehu kanë inaguruar rrugën që lidh Shishtavecin me Kosovën përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë.
Ndër të tjera ambasadorja Vlahutin ka bërë thirrje që nuk duhet të ndërtohen HEC-e në këtë vend kaq të bukur.
“Kemi investuar gjysëm milion euro. Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet ndërtohen HEC-e në këtë vend të bukur.”
Për sa i përket hapjes së aeroportit dhe lobimin të zyrës së BE-së Vlahutin është shprehur se ka biseduar me qeverisjen qendore dhe Kryeministrin Rama, dhe se me hapjen e aeroportit do të ketë zhvillim të qytetit të Kukësit.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post