Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, është shprehur gjatë publikimit të sondazhit nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA), se biznesi i huaj nuk ka besim te sistemi gjyqësor shqiptar.
Sondazhi ka në fokus klimën e biznesit gjatë vitit 2016 dhe sipas tij bizneset kanë pak besim se reforma do arrijë të shkëpusë gjyqësorin nga ndikimi i politikës. Duke komentuar gjetjet e këtij sondazhit, Vlahutin tha se gjërat duhet të ndryshojnë dhe procesi i Vettingut mund ta bëjë fare mirë këtë.
“Investitorët e huaj nuk kanë besim te sistemi i Drejtëssië në Shqipëri. Gjërat duhet të ndryshojnë, kemi nisur tashmë Vettingun. Drejtësia dhe korrupsioni pengesë për bizneset. Investitorët i shikojnë gjykatat si pengesë në aktivitetin e tyre.”, u shpreh ajo. 79% e shqiptarëve ashtu si dhe biznesi i huaj nuk kanë besim te gjyqësori”, u shpreh Vlahutin.
Sipas rezultateve të sondazhit, shqetësimet më të dukshme të biznesit janë implementimi i reformave, gjykatat cilësohen si pengesa më e madhe për biznesin vitin e shkuar. Korrupsioni gjithashtu është renditur si pjesa më problematike me të cilën ndeshet biznesi. Ndërkohë, 64% e bizneseve të pytura kanë thënë se klima e biznesit në Shqipëri është e pafavorshme, 70% e bizneseve të anketuara janë kundër anëtarësimit të detyrueshëm në Dhomën e Tregtisë. Ndërkohë, shpresë për biznesin duket reforma në drejtësi e cila mendohet se do të rrisë eficencën dhe besimin e reformave si dhe do ulë korrupsionin . (J.V/Shuplaka)