18:53 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vlerat & Mirëqenia” tema e “Ditës Botërore të Vlerave Shqipëri – World Values Day Albania” 17 tetor 2019

16:56 | 31/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vlerat & Mirëqenia” tema e “Ditës Botërore të Vlerave Shqipëri – World Values Day Albania” 17 tetor 2019

Organizata “ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare” mbajti  për të dytin vit rradhazi aktivitetin “Dita Botërore e Vlerave Shqipëri” më datë 17 tetor në ambjentet e qendrës “M & M Ivanaj Foundation Institut”. Ky aktivitet është zhvilluar edhe vitin e kaluar me të njëjtën temë.

Tema e këtij viti “Vlerat dhe mirëqenia” vë theksin së pari tek rëndësia e vlerave në një shoqëri e si rrjedhin lidhet drejtëpërdrejtë me mirëqenien tonë.

Në fjalën hyrëse themeluesja dhe drejtuesja ekzekutive e organizatës “ALVA”, theksoi rëndësinë e vlerave në shoqëri, vlerat njerëzore, vlerat kombëtare, e mbi të gjitha familja si baza e marrjes së çdo vlere e cilësie të mirë. Sipas studimeve nga lideri botëror Richard Barrett i cili i ka studiuar shkencërisht vlerat, rezulton se ato janë të lidhura ngushtësisht me njeriun dhe cilësinë e jetës, ndaj është themelore t’i evidentojmë ato, t’i bëjmë pjesë të jetës në komunitet e t’ia përcjellim brezit të ri. Aktiviteti përkoi me 40-vjetorin e marrjes së çmimit Nobel për Paqen të Shën Nënë Terezës, mesazhet e të cilës janë e do të jenë gjithnjë aktuale, si një thirrje e fortë për dashurinë, mëshirën, mirësinë etj. Jo pa qëllim pjesë e programit ishte dhe fjala e mençur e shenjtores me origjinë shqiptare.

“Njerëzit janë shpesh të paarsyeshëm, irracionalë dhe egoistë.  Fali gjithsesi.

Nëse jeni të sjellshëm, njerëzit mund tju akuzojnë se keni qëllime të tjera egoiste.  Jini të sjellshëm gjithsesi.

Nëse keni sukses, do të fitoni miq të shtirur dhe armiq të vërtetë.  Kini sukses gjithsesi.

Nëse jeni të ndershëm dhe të ciltër, njerëzit mund tju zhgënjejnë.  Jini  të ndershëm dhe të ciltër gjithsesi.

Të mirat që bëni sot mund  të harrohen shpesh. Bëni mirë gjithsesi.

Jepeni më të mirën që keni e sdo të mjaftojë kurrë.  Jepeni më të mirën gjithsesi. Shën – Nënë Tereza “.

Të pranishmit patën mundësi të dëgjonin mendimet dhe përvojat e një paneli të zgjedhur si:

“Mjeshtri i madh” i TKOB, Nikolin Gurakuqi për të nxjerrë në pah vlerat, foli për antivlerat. Ai vuri theksin tek problemet e brezi i ri, jeta sipërfaqësore dhe humbja e ekuilibrave shpirtëror si një e metë e madhe dhe penguese e zhvillimit. Në përmbyllje të fjalës së tij, Profesor Gurakuqi tha mesazhin se vlerat rriten duke punuar.

Sociologia Nora Malaj u përqëndrua në fjalën e saj tek vlerat tona njerëzore, të ruajtuara e të trashëguara nën një jetesë tejet të vështirë gjatë sistemit diktatorial. Përpos kësaj, familja shqiptare, sidomos gruaja e kanë jetuar jetën me dinjitet e fisnikëri duke iu përgjigjur “po” pyetjes se a kanë vendet e vogla ëndrra të mëdha.

Në të njëjtën linjë ishte dhe Drejtoresha e “ASAG”, Ermira Pirdeni e cila me punën e saj ndër vite i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemeve sociale e sidomos integrimit dhe krijimin e kushteve optimale brezit të tretë.

Eglent Bici themeluesi dhe CEO i “Mei Realty” si dhe Trajner suksesi i zhvillimit personal solli nga përvoja dhe puna e tij aktive, rëndësinë e kënvështrimit pozitiv të gjërave, të qënit pranues dhe jo gjykues. Shpërndajrja e energjisë pozitive sipas tij do e përmirësoje rrënjësisht jetën e gjithkujt.

Në pjesën e dytë të aktivitetit u prezantua nisma “Unë e vlerësoj gruan”

Drejtuesja e ALVA  dhe anëtarët e panelit ritheksuar rolin, rëndësinë dhe vlerat e gruas në shoqëri e sidomos në familje. Së pari secili prej nesh të vlerësoje e të çmojë çdo grua si shtyllën e  dashurisë e të edukimit të brazave e ta përcjelli këtë vlerë të madhe tek brezat e rinj.

Në mbyllje të aktivitetit, të ftuarve iu shpërndanë çertifikata vlerësimi për vlerat pozitive që i japin shoqërisë. U vlerësuan:

Qendra “M & M Ivanaj Foundation Institut” e drejtuar nga zonja e nderuar Drita Ivanaj “Për mbështetjen në kulturë dhe edukim nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, duke kontribuar në rritjen profesionale dhe përmirësimin e mirëqenies së rinisë shqiptare. Bazuar në vlerat integritet dhe prosperitet, dhe nën gjurmët shembullore të vëllezërve “IVANAJ”, kjo qendër kulturore shqiptare u shndërrua në një model frymëzimi për brezat e rinj.”

“Mjeshtri i Madh” prof. Nikolin Gurakuqi për aftësitë profesionale dhe kontributin e tij shumë të rëndësishëm 40 vjeçar në artin shqiptar duke sjellur risi dhe zhvillim gjatë periudha të ndryshme kohore si dhe për rolin e tij të veçantë në metodikën e mësimdhënies në edukimin e brezave të rinj.”

Ermira Pirdeni CEO “ASAG” “Për modelin frymëzues të gruas lidere si pjesë e shoqërisë civile prej shumë vitesh njëkohësisht edhe si themeluese e shoqatës “ASAG” me organizimin e shumë aktiviteteve të frytshme sociale në ndihmesë dhe në shërbim të moshimit aktiv. Denjësisht unike në punën e saj për ndërgjegjësimin e rritjes së mirëqenies dhe vlerës që ka brezi i moshës së tretë në Shqipëri.”

Eglent Bici themeluesin CEO “Mei Realty” & Trajner Suksesi i Zhvillimit Personal “Për kontributin në rritjen e mirëqenies dhe ndërgjegjësimit të shqiptarëve dhe edukimin qytetar për të gjitha moshat bazuar në vlera dhe integritet pasuruar me mesazhet ditore pozitive dhe frymëzuese.”

Duke shpresuar e uruar që këto aktivitete të bëhen traditë “ALVA” dëshiron që gjithkush të përçojë vlera pozitive, të vërë në piramidën e jetës së tij mirësinë e dashurinë. Në fund të aktivitetit pjesëmarresit u pajisën me certifikatë pjesëmarrje.

Pas

VIDEO/ Policia ‘shtang’ drejtuesit e mjeteve, 2078 gjoba dhe 34 të arrestuar: Operacioni vijon

Para

NATO ultimatum Rusisë: Nuk e njohim ankesimin e Krimesë, tërhiqni trupat separatiste

Para
NATO ultimatum Rusisë: Nuk e njohim ankesimin e Krimesë, tërhiqni trupat separatiste

NATO ultimatum Rusisë: Nuk e njohim ankesimin e Krimesë, tërhiqni trupat separatiste

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, mes 9 të arrestuarve Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj (Emrat e të pandehurve)

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Policia franceze arreston tre serbë: dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike në Paris

”Copernicus”: Tymi nga zjarret në pyjet kanadeze mbërrin në Evropë

Përmbyset autobusi në Meksikë, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.