18:55 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Vlerat ushqyese të fruta perimeve sipas ngjyrës dhe organet që përfitojnë nga ato

21:39 | 23/07/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vlerat ushqyese të fruta perimeve sipas ngjyrës dhe organet që përfitojnë nga ato

E gjelbra, portokallia, e kuqja, bluja, e verdha dhe e bardha; ngjyrat e fruta-perimeve krijojnë një gamë të gjerë me vlera të larta ushqyese dhe stina e verës është ideale për t’i konsumuar ato të gjalla, në formën e sallatave ose lëngjeve.Ngjyra e fruta-perimeve, si edhe ajo e ushqimeve të tjera, është pasojë e përbërësve me nuanca intensive, të cilat luajnë rolin e pigmenteve. Të tilla janë karotenoidet që i japin ngjyrën portokalli karotave, mangos apo kungullit, polifenolet që i japin ngjyrën e kuqe domates, antocianinet që janë shkaku i ngjyrës së purpurt te rrushi, derivatet e aminoacideve që përmbajnë sulfur e prodhojnë ngjyrën e gjelbër te brokoli, sallata jeshile dhe kështu me radhë, sipas “Living”
Secila ngjyrë lidhet me një organ të caktuar! Nëse doni të përzgjidhni duke u bazuar në mbrojtjen e zemrës, zgjidhni fruta-perimet në ngjyrë të kuqe. Nëse qëllimi juaj është mbrojtja e syve, atëherë ushqimet portokalli në të verdhë janë zgjedhja më e mirë. Fruta-perimet në ngjyrë të purpurt forcojnë sistemin imunitar ndërsa ato në ngjyrë jeshile bëjnë mirë për detoksikimin e trupit. Gjithsesi, është e këshillueshme të mbahet një dietë me të gjithë gamën e ngjyrave, ndaj një zgjedhje e mirë do të ishte konsumimi për çdo ditë i një sallate të madhe me prodhimet e stinës. Le të bëjmë tani një analizë të detajuar të ngjyrave të fruta-perimeve, si dhe vlerave ushqyese që ato përfaqësojnë.
E KUQJA (shalqinjtë, domatet, lakra e kuqe, etj.)
E kuqja tregon përmbajtjen e lartë në antocianin dhe likopen. Antocianina është e vyer për shëndetin, pasi lufton infeksionet e fshikëzës së urinës, kurse likopeni parandalon dëmtimet fizike. Ai dhe përbërës të tjerë si kuercitina dhe hesperidina parandalojnë krijimin e disa llojeve të kancerit, si ai i prostatës, ndihmojnë në uljen e tensionit, reduktojnë rritjet e tumoreve dhe nivelit të kolesterolit.
PORTOKALLIA & E VERDHA (karotat, ananasi, specat e verdhë, misri, etj.)
Fruta-perimet portokalli dhe të verdha përmbajnë sasi të lartë potasiumi, i cili ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiake dhe infarkteve, betakaroten, zeaksantin, likopen, potasium, flavonoidë dhe Vitaminë C, ushqyes që ndihmojnë në parandalimin e plakjes, luftojnë kancerin e prostatës, ulin nivelin e kolesterolit dhe tensionit të gjakut e forcojnë kockat, luftojnë radikalet, ndihmojnë në ekuilibrimin e alkalinës dhe bashkë me magnezin e kalciumin forcojnë kockat.
E GJELBRA (avokado, shpargu, brokoli, spinaqi, etj.)
Fruta-perimet e gjelbra përmbajnë acid alegat që lufton disa lloje kanceri dhe ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Përveç Vitaminës B kompleks dhe C, frutat e gjelbra kanë në përbërjen e tyre minerale të dobishme si hekuri, kalciumi, fosfori, betakaroteni dhe fibrat. Nëse nuk konsumoni perimet e gjelbra, shkakton dëmtim e plakje të parakohshme të lëkurës. Perimet e gjelbra përmbajnë sulforapan, indole dhe isotiocianat, të cilat sipas studiuesve mobilizojnë gjenet e mëlçisë për të krijuar përbërës që ndalojnë kimikatet e rrezikshme në trupin tonë.
BLUJA & E PURPURTA (boronicat, kumbullat, rrushi i zi, patëllxhani, etj.)
Fruta-perimet në këto ngjyra përmbajnë luteinë, zeaksantinë, resveratol, Vitaminë C, fibra, flavonoidë dhe kuercetinë, që ndihmojnë në veçanti për retinën e syrit, uljen e nivelit të kolesterolit, forcojnë sistemin imunitar, tretjen, luftojnë inflamacionet, pengojnë zhvillimin e tumoreve, sidomos në traktin e tretjes, si dhe kufizojnë aktivitetin e qelizave kanceroze. 
E BARDHA (patatja, lulelakra, qepa, etj.) 
Fruta-perimet në këtë ngjyrë përmbajnë sasi të vogla antioksidantësh, por janë gjithashtu të pasura në fibra dhe Vitaminë C. Veç dobisë së tyre në funksionimin e mirë të sistemit tretës, rrisin edhe rezistencën trupore, aktivizojnë qelizat B dhe T, të cilat reduktojnë rrezikshmërinë për kancer të kolonit, gjirit e prostatës, ekuilibrojnë nivelet e hormoneve dhe ulin rrezikun nga llojet e kancerit që kanë lidhje me nivelin hormonal.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: frutaperime
Pas

Riaktivizohen vatrat e zjarrit digjen kullotat në Gjirokastër dhe Tepelenë, dyshohet i qëllimshëm

Para

Selena Gomez feston 25 vjetorin e lindjes, Weeknd mungon (FOTO)

Para
Selena Gomez feston 25 vjetorin e lindjes, Weeknd mungon (FOTO)

Selena Gomez feston 25 vjetorin e lindjes, Weeknd mungon (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Valë e re dhune në Meksikë, gjenden 17 trupa të pajetë në një shtëpi të braktisur

Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re!

“Donte të bëhej një oficere policie”/ Vrasja brutale e 14-vjeçares italiane nga i dashuri i saj, flasin mësuesit dhe shokët e Martinës: Ai nuk e linte të…

Turi i Macron në Azinë Juglindore! Presidenti francez mbërrin në Singapor, ja çfarë pritet të diskutojë

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste!” Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

Harvard, Trump fillon heqjen e vizave për studentët e huaj. Afat 30-ditor universitetit për t’u kundërpërgjigjur

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

Organizoi ndeshje mes maces dhe qenit, 32-vjeçari nga Librazhdi merret nën akuzë

Ngjarje e rëndë në Siberi, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen, autori vdes mes flakëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.