08:26 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vlerësime dhe lot, ngushëllimet e përzemërta të miqve për Andrea Stefanin

07:43 | 04/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vlerësime dhe lot, ngushëllimet e përzemërta të miqve për Andrea Stefanin

Shumë e quajtën antikonformist e ca të tjerë njeriun e lirë dhe të pavarur që kurrë nuk donte të cënohej liria e fjalës, të tjerë ishin më fjalëpak prej dhimbjes. Kjo është atmosfera që të lë pas largimi nga jeta i gazetarit dhe publicistit Andrea Stefani.

Njerëz të medias, politikanë, kolegë, të njohur dhe të panjohur kanë shprehur ngushëllime për ndarjen e Andreas nga jeta.

‘’Një lajm tronditës për humbjen e madhe të një njeriu e patrioti të mirë, gazetar i pakompromis e qytetar i angazhuar për idealet e idetë ku besoi deri në fund!… Lamtumirë ANDREA STEFANI’’, ky do të ishte reagimi i kryeministrit Rama fill pas vdekjes së tij.

Për të ka shkruar edhe Ben Blushi duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë.

Roland Qafoku do të shprehej kështu për Andrea Stefanin:

‘’Lamtumirë pedagogu im Andrea Stefani!
Leksionet e tij në vitet ‘80-të ishin ndryshe nga pedagogët e tjerë. Kultura e tij, komunikimi i tij dhe njëkohësisht rebelimi i tij e bënin krejt ndryshe nga pedagogët e tjerë homologë, sidomos ndaj atyre mediokër. Fati i deshi që pas shumë vitesh të ishim edhe kolegë në gazetari. Andrea Stefani do të mbetet në memorien time si një institucion më vete. Edhe kur mendoje ndryshe, ai ishte përsëri institucion me argument, fakte, debate të gjitha të papërsëritshme. Përpara disa muajsh kisha një bisedë të gjatë me të te “Friend’s book house”. Si përherë, filozofia, ekonomia dhe historia ishin dashuritë e tij në diskutime dhe debate pa limit. Kishim kohë pa qendruar aq gjatë që nga koha kur unë drejtoja gazetën “Panorama” dhe Andrean e kisha analist me kollonën e tij të përjavshme. Por, nga biseda vërejta se asnjë bindje nuk kishte ndryshuar nga kohë më parë, ndryshe nga një takëm gazetarësh dhe analistësh të tjerë që sa herë që fryn era fryjnë dhe mendimet. Sot teksa mësova për ndarjen e tij nga jeta mu kujtua që kur drejtoja gazetën “Tirana Observer” , në vitin 2007 u shpall gazetari më i mirë i vitit mbi bazën e votimit publik nga lexuesit. Lumi i votave ndaj tij tregoi shumë, por njëkohësisht tregoi se sa pak u japim njerëzve në të gjallë. Ai sot nuk jeton më, por në gazetari e ka gdhendur me daltë emrin e tij. Ky çmim është shumë pak për atë që meritonte. Lamtumirë koleg! Lamtumirë pedagogu im, Andrea!’’

”Një mik i mirë dhe i pazëvendësueshëm si Andrea Stefani do të na mungojë jashtëzakonisht shumë që prej ditës së sotme! Humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë dhe shoqërinë! Shpejt, madje shumë shpejt, por ja që me dhembje në zemër duhet t’i themi Andreas, u prefsh në paqe miku im’’, këto janë fjalët e Piro Lutaj, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

”Nuk ishte faji yt Andrea!…”, kështu do ta niste postimin e tij moderatori i lajmeve Bledian Koka. Ai vlerësoi qëndrimet e Stefanit edhe pse shpeshherë në kundërshtim me të tijat.
”Andrea nuk jetoi për ti pëlqyer të gjithëve, por pikësëpari jetoi e foli për atë që ai besonte. Andrea u identifikua si njeriu që fajesonte nje njeri per cdo gje, por nese kjo ishte kredoja e tij ai duhet rrespektuar qofte edhe per faktin se ai nuk fshihej. Jeta eshte edhe kjo. Per aq kohe sa ai ishte pothuaj cdo nate ne Opinion, shume reagime nuk i miratonin qendrimet e tij edhe une nder to, por kur ai filloi te mungonte aty (mesa duket prej mundimit te semundjes) shikuesit filluan te pyesin “po Andrea?”. Andrea ne qendrimin e tij kishte vetem nje merite, ai binte dakord per te mos qene dakord qe ne krye te heres dhe ky ishte i vetmi leshim qe ai bente ne artikulimin e tij. Per te tjerat ne te gjallet mund edhe te flasim sa te duam, sa per Andrean ne sot mund te themi vetem nje fjale “nuk ishte faji yt”!…
p.s…U prehsh ne paqje Andrea Stefani!..”

Etiketa: Andrea Stefanipolitikane
Pas

NDRIU, NJË IKJE QË VARFËRON QYTETIN-Alfred Peza

Para

“Në gjaknxehtësi e sipër e shtyva, nuk doja ta vrisja”, dëshima e burrit që vrau gruan në Fier

Para
“Në gjaknxehtësi e sipër e shtyva, nuk doja ta vrisja”, dëshima e burrit që vrau gruan në Fier

“Në gjaknxehtësi e sipër e shtyva, nuk doja ta vrisja”, dëshima e burrit që vrau gruan në Fier

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

Izraeli sërish nën sulm, Irani lëshon një valë tjetër raketash, thirrje për banorët të gjejnë strehim të sigurt

Shpërthime në Izraelin qendror, Trump largohet herët nga takimi i G7: Të gjithë duhet të evakuohen nga Teherani

Trump largohet para kohe nga samiti i G7 në Kanada, paralajmëron nga rrjetet sociale: Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani

Eurostat: Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien 29% për periudhën janar-mars

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.