11:11 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Vlerësuesit e riskut lënë Shqipërinë sërish në zonën e kuqe, 3 faktorë “në sitë”

11:45 | 21/11/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vlerësuesit e riskut lënë Shqipërinë sërish në zonën e kuqe, 3 faktorë “në sitë”

Agjencitë e vlerësimit të riskut të kreditit janë pjesa më e specializuar e tregut për mënyrën sesi paraqesin një vend para investitorëve, kur këta të fundit duan të japin para borxh. E ndërsa një vend për interesin e tij mund të bëjë vlerësime herë pas here, por në hark kohor më të gjatë se tremujor, agjencitë e specializuara që kanë nën menaxhim portofol biznesesh të rëndësishme bëjnë një analizë të pavarur çdo tre muaj.

Euler Hermes, një kompani e sigurimit të kredisë që ofron një gamë të gjerë të bonove, garancive dhe shërbimeve të mbledhjes së arkëtimeve bussines-to-bussines, që ka një operim të gjerë në tregun global mbështetur nga Allianz ka bërë vlerësimin e saj për riskun e vendeve në tremujorin e tretë të vitit. Ky risk i vlerësuar e klasifikon Shqipërinë tek vendet me faktorë problematikë që në hartën e publikuar u përgjigjet ngjyra e Kuqe. Ndër vendet e rajonit me këtë ngjyrë është vetëm Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina. Po kështu këto dy shtete mbeten të vetmet në Europë me këtë nivel klasifikimi.

Në terma afatmesëm vlerësimi është me shkronjën D që i përgjigjet një vlerësimi dukshëm të ulët dhe që përcjell pasiguri të mëdha tek investitorët. Në afatshkurtër, risku i bendit kategorizohet me numrin 4 që do të thotë “RISK i lartë”.

Metodologjia e tyre sikurse shpjegohet në faqen zyrtare bazohet në mbledhjen e informacionit mbi renditjen makroekonomike. Pra analiza e strukturës së ekonomisë, pjesa buxhetore, politika monetare, borxhi publik si dhe gjasat për një destabilizim politik.

Një tregues i dytë i marrë në vlerësim është mjedisi strukturor ku operon biznesi që mat perceptimin e biznesit mbi mbrojtjen ligjore si dhe luftën ndaj korrupsionit.

Së treti, bëhet një ndarje më vete për riskun politik që merr parasysh përqendrimin e pushtetit, efektivitetin e politikëbërjes si dhe pavarësinë e institucioneve që duhet të funksionojnë si të tilla./monitor/

Pas

Dhuna makabre ndaj Blerta Sulajt në Angli, Prokuroria akuzon 49-vjeçarin për tentativë për vrasje: I theu shtyllën kurrizore se donte të martohej me të

Para

Sidrit Bejleri bën REAGIMIN e fortë: Ku ishin “yjet” e “showbizit” kur përcollëm Aleksandër Lalon?! Çapaçulët u bënë të pasur

Para
Sidrit Bejleri bën REAGIMIN e fortë: Ku ishin  “yjet” e “showbizit” kur përcollëm Aleksandër Lalon?! Çapaçulët u bënë të pasur

Sidrit Bejleri bën REAGIMIN e fortë: Ku ishin “yjet” e “showbizit” kur përcollëm Aleksandër Lalon?! Çapaçulët u bënë të pasur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Veshje me logo false/ Vihet në pranga shtetasi turk dhe i biri i Luan Hakës

Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë

Lezhë/ Po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohet 33-vjeçari

Musk prishet me Trump, kritikon ashpër projektligjin për buxhetin: I neveritshëm

“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

“Po na bombardojnë vazhdimisht!” Rusia avancon në Sumy, Zelenski ndryshon kupolën ushtarake

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës! Mbërrijnë në Shqipëri Astrit Prenga dhe vëllai i Gëzim Shullanit, do merren në pyetje nga policia britanike

Vendosje e paligjshme e pajisjeve të plazhit, nis aksioni për lirimin e hapësira publike në Shëngjin

Zhduket 75-vjeçari në Korçë, bashkëshortja: U largua nga banesa…

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.