22:32 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk shitet Vllaznia për 5 apartamente” debate të ashpra në mbledhjen e Këshillin Bashkiak në Shkodër, revoltohet Ademi: Është turp t’u themi hajna njerëzve të ndershëm

12:27 | 31/10/2020
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk shitet Vllaznia për 5 apartamente” debate të ashpra në mbledhjen e Këshillin Bashkiak në Shkodër, revoltohet Ademi: Është turp t’u themi hajna njerëzve të ndershëm

Debate me tone të ashpra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër. Anëtari i këshillit, Arbis Vjerdha, ka kërkuar llogari për paratë e shpenzuara për Vllazninë, ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat kundër ish-administratorit Suad Lici dhe administratorit të ri, Benjamin Naku.

Vjerdha gjithashtu ka folur edhe për privatizimin e Vllaznisë dhe i kërkon kryebashkiakes Voltana Ademi që të mos e shesin klubin 100 për qind, me argumentin se është e vetmja gjë që i ka mbetur qytetit dhe mund të rrezikojë falimentin.

“Problemi ma i madh nuk është të dimë kush është pronari, por ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve. Problemet janë të mbartura, por në mandatin e zonjës (i referohet kryebashkiakes Voltana Ademi) borxhi është thelluar edhe më tepër dhe situata është kritike. Tani duhen shitur aksionet, por ku kanë shkuar paratë? A kërkon kush llogari për administratorin (Suad Lici)? Kolegia pyeti se çfarë ka ndryshuar dhe po i përgjigjem.

Ka ikur administratori , një hajn dhe është hera e parë që i them hajn. E kam me letra që është hajn dhe ai thotë jo. Ka ardhur një personazh tjetër (Benjamin Naku) dhe në sallë kanë qenë vetëm shtatë vetë. Ai ka thënë se ‘kur nuk ka kush ta bëjë, po e bëj unë administratorin’. Ishin 7 vetë në sallë dhe gazetarët. A ka kush ndonjë vlerësim për atë figurë.

Ka ikur një hajdut që ka qenë në konflikt interesi, pasi është shqepur në tendera gjatë mandatit tuaj. Kjo ka ndodhur duke qenë administrator i Vllaznisë. Ka vjedhur djersën e sportistëve. Nëse kundërshton, le t’i drejtohet prokurorisë. Si ka mundësi nuk keni shkuar në prokurori një herë për Vllazninë? Po të vijë në Shkodër dikush e të pyesë, ne kemi vetëm Vllazninë. Edhe tavën e krapit e kemi të Malit të Zi.

100 vjet Vllaznia ka dalë në shitje sa bëjnë 10 apartamente. Doni ta nxirrni në shitje kur për 100 vjetor ra nga kategoria dhe njerëzit i shihje duke qarë. Shiteni, nuk është problem. Problemi është kujt ia shet, po shet markën 100-vjeçare. Vllaznia është marka e gjithë qytetit. Si mund të mos diskutohet se kujt po ia shesim. Duhen vënë klauzola, ndryshe do të rrezikojmë zhdukjen e Vllaznisë nga futbolli.

Administratori i ri, kur ka qenë drejtor i Policisë Bashkiake, është hetuar, përgojuar, përqeshur dhe ka dalë në televizor. Edhe kur është bërë pedagog ka ndërhyrë prokuroria për atë zotëri. Ka diploma false, ka përfituar rrogë më doktoraturë false. Fjalën hajdut e ka zbukuruar aq shumë, si ta bësh gomarin nuse. Por i dalin veshët një ditë. Pra, ikën një hajdut dhe vjen një hajdut tjetër.

Si nuk ka mundësi që nuk ndjeheni për këto gjëra? Si ka mundësi që nuk hetohet? Ai që merr Vllazninë e merr me një borxh të akumuluar që edhe me para droge nuk i paguan se i dhimbsen? Ju mendoni se Vllaznia shpëton duke ia dhënë dikujt 100 për qind? Po të shkojë në ndonjë falimentim? Si nxirren 100 për qind të aksioneve në shitje? As para skuadrës së pushkatimit nuk e çoj kartonin.

Si ka mundësi gjithë ai lek i vjedhur i qytetarëve nuk hetohet? Askush nuk preokupohet. Tani për të futur në dhe gjithë maskarallëkun disavjeçar, duan ta bëjë ceremoninë Këshilli Bashkiak. Pyetini sportistët elitarë çfarë mendojnë. Nuk jam kundër privatizimit, por nuk i jepet një personi që nuk garanton. Shikoni kush i blen klubet e mëdha në botë. I blejnë ata që prodhojnë, jo ata që janë distributorë. Po shisni të vetmen gjë që i ka mbetur Shkodrës”, tha fillimisht Vjerdha.

Voltana Ademi reagoi më pas dhe e konsideroi një turp faktin që flitet në mënyrë të tillë për Licin e Nakun. “Është turp për ne, që njerëzve të ndershëm t’u themi hajn, i përgojuar, vjedh, ka vjedhur tendera, prokuroria. Me kaq e mbyll edhe këtë koment. Nuk duhet t’i referohem fare rregullores. Nëse ka një pretendim për kryetaren e Bashkisë Shkodër, le ta marrin mundimin dhe të shkojnë ta vërtetojnë që vjedh. Këtë ta bëjnë me letër në dorë. Jemi persona publik dhe të përgjegjshëm.

Kjo ishte arsyeja që më bën të flas gjatë. Nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht kemi pasur një komunikim me agjencinë e vetëqeverisjes qendrore në Tiranë. Është konfirmuar procedura ligjore që duhet ndjekur nga Vllaznia.  Arben Ahmetaj ka qenë ministër i Financave dhe e kam marrë në telefon për ta falënderuar. Ishte hera e parë që e bëj. Në parlament çmonte strukturën e Vllaznisë. E falënderova me gojën plot. Ishte i vetmi klub në Shqipëri që ishte në rregull”, tha Ademi.

Vjerdha replikon sërish më pas dhe nuk mungojnë madje tonet e larta, që ndërpresin edhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak. “Në momentin që t’i lejon që administratori të jetë një hajn, atëherë bëhesh edhe ti bashke me të. Asnjëherë nuk ju kam thënë ju hajne. Hajninë, turpin, merre çoje te shpia jote. Nëse doni rregullore, unë pyes dhe kryetarja përgjigjet. Benjamin Naku ëshët i hetuar nga prokuroria. Keni lejuar Licin të marrë tendera me firmën tuaj.

Nuk të them hajne ty, por nëse i lejon je bashkëhajdute me gjithë ta. Nuk mundesh ti të mbash konferenca, të recitosh e ta marrësh përsipër këtë punë. Hajdutët gjejini. Nuk ka rregullore, e keni bastarduar. Nuk ma hiqni dot fjalën. Rregulloren e qelbur vazhdoni të bëni. Mos më përdorni rregullore. Unë flas, kryetarja përgjigjet. Nëse krijohet mundësia edhe mund të replikoj. Benjamin Naku është njeriu më i përfolur. Ka përfituar rrogë me shkelje”, tha mes të tjerash Vjerdha.

Pas

“U binda se Vodafone është një kompani hajdute”, denoncon qytetari: Paguaj 30 mijë lekë në muaj kontratën, nuk funksionon interneti!

Para

LAJM I FUNDIT/ Ngacmon s*ksualisht 15-vjeçaren, arrestohet 51-vjeçari

Para
“Më thoshte fjalë të pista”, dëshmon gjimnazistja nga Kruja, e cila ngacmohej seks*alisht nga babai

LAJM I FUNDIT/ Ngacmon s*ksualisht 15-vjeçaren, arrestohet 51-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.