Drejtori i Vllaznisë, Tefik Osmani dha mendimin e tij për shortin, i cili i vendosi shkodranët përballë Dinamos në gjysmëfinalen e “Final – Four”.
“Për të dyja ekipet që do të përballeshim, ne kemi shumë respekt. Do të jetë një ndeshje e luftuar dhe presim të bëjmë mirë. Të fitojmë titullin është “qershia mbi tortë”. Ne e dimë se ai qytet që ka vite që pret titullin dhe e dimë se mezi e kemi pritur.