23:15 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vllaznia-Tirana, Policia e Shkodrës merr masat: Rrugët që do të bllokohen

11:05 | 26/05/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vllaznia-Tirana, Policia e Shkodrës merr masat: Rrugët që do të bllokohen

Ditën e nesërme do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kampionatit në Shkodër. Vllaznia do të presë Tiranën në ndeshjen e mbijetesës apo rënies nga kategotia.

Policia e qyteti të Shkodrës bën me dije se tifozët do të futen në stadium 2 orë përpara nisjes së ndeshjes me qëllim shmangien e konfuzionit.

Gjithashtu mësohet se do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën përreth Stadiumit nga ora 14.00 deri në orën 21.00.

Ashtu si kurse ndodh në të gjitha aktivitetet e tjera sportive, tifozët do të kontrollohen përpara se të hyjnë në stadium duke shmangur mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdo lloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Masat e marra
Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër,krahu perëndimor,rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.
 
Nga ora 14.00, dt.27.05.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:
Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00 ,dt.27.05.2017 do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor.
Rruga Muhamet Dibra deri te parkimi i stadiumit, do të shërbejë vetëm për ekipet e Futbollit dhe personalitetet.
Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën përreth Stadiumit nga ora 14.00 deri në orën 21.00.
 
Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas.
 
Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 17.00 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 15.00.
 
Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdo lloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
 
Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.
 
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: sportTiranavllaznia
Pas

“Your Song”, Rita Ora publikon këngën e re (Video)

Para

Asgjësohen me shkulje e djegie 143 rrënjë kanabis në Vlorë, asnjë i arrestuar

Para
Asgjësohen me shkulje e djegie 143 rrënjë kanabis në Vlorë, asnjë i arrestuar

Asgjësohen me shkulje e djegie 143 rrënjë kanabis në Vlorë, asnjë i arrestuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.