Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për zhdukjen e 40-vjeçarit Ermal Ngucaj, për të cilin nuk ka asnjë gjurmë që prej 12 tetorit. Hoxha tregon në “Abc News” se ishte duke shkuar për në parcelat e drogës dhe nuk dihet ende nëse jeton apo ka ndërruar jetë.
“Autori ende nuk është kapur. Deri tani rezulton që sasia e kanabisit ishte shumë e vogël, diku nga 7 deri në 8 kg kanabis. Në rastin konkret autori e kishte ndarë mendjen që t’i çonte viktimat te vendi. Një nga viktimat e ka një plumb në kokë. Nuk ka bërë përpjekje për të zhdukur kufomat” tha ai.
Por çfarë po ndodh në Vlorë, ku ende nuk ka asnjë gjurmë nga Ermal Ngucaj i zhdukur prej 12 tetorit? “Është një ngjarje tjetër që ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Lepenicë, ku u zhduk një 40-vjeçar. Bëhet fjalë për një ngjarje që vazhdon të jetë pa autor. Ai është zhdukur kur ka qenë duke shkuar te parcelat me kanabis.
Fillimisht u tha për një konflikt për guroren, bëhet fjalë për një ngjarje e cila vijon që të jetë pa autor. Personi është zhdukur ndërsa ka qenë duke shkuar te parcelat me kanabis. Nga ai moment edhe sot nuk e dimë vendndodhjen e tij. Kjo është një ngjarje që në momentin e parë pati një interes të shtuar të mediat. Bëhet fjalë për Ermal Ngucajn. Sot nuk dihet ku është kufoma” tha Hoxha.
Prej disa javësh, çështja e tij i ka kaluar për hetim seksionit për Krímet e Rënda në Pòlicinë e Vlorës, por nuk ka detaje të reja. Automjeti i të riut u gjet i mbyllur, por celësat nuk ishin askund. Nga vëzhgimi i mjetit, nuk u vu re asnjë send i dyshimtë, përveçse një pale atlete dhe rroba.
40 vjeçari kishte bërë 7 muaj burg për një konflikt në një gurore në Lepenicë, ndërsa ka qenë i përfshirë dhe në trafikun e drogës, dhe ka vuajtur një dënim në shtetin italian. Pòlicia po vijon hetimet pwr ndonjë përfshirje të mundshme të 40-vjeçarit në aktivitet të paligshëm, çka mund të ketë sjellë konflikte.
Mësohet se komunikimin e fundit, Ngucaj e kishte pasur me bashkëshorten e tij, të cilës i kishte thënë se kishte humbur rrugën dhe do ta merrte më vonë.
Prindërit e 40-vjeçarit të humbur në Vlorë, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj folën për Fax News duke thënë se dyshojnë që Ermalin e kanë rrëmbyer pasi kanë humbur kontaktet prej katër ditësh. Ata kanë zbuluar bisedën e tij të fundit me bashkëshorten dhe më pas zhdùkjen e tij.
“Djalin e kanë rrëmbyer. 4 ditë pa asnjë kontakt. Për herë të fundit ka folur me nusen. I ka thënë: Ik se ngatërrova rrugën.
Hera e fundit që ka fol me nusen ka qenë ditën e hënë. Më pas telefoni është fikur. Nusja thotë se dyshojnë ti ketë ndodhur gjë. Hera e parë që Ermali nuk komunikon për kaq gjatë. Makina është gjetur e braktisur në një tjetër fshat.
Unë dua djalin tim nga shokët e tij të ligj. Djalin ma kanë marrë peng ose e kanë plagosur. Më ka vdekur dhe një djalin. E dua djalin se s’bën në shtëpi, sido që të jetë. Nuk mund ta përballoj dot. Shteti po përpiqet, u faleminderit, janë vënë në lëvizje”, thanë prindërit, të cilët për 7 muaj kanë qëndruar jashtë vendit.
Ndërsa babai i Ermal Ngucaj shtoi se të hënën u kthyen nga Italia dhe prisnin që i biri ti merrte në Vlorë. Pas mungesës së tij njoftuan pòlicinë ndërsa në makinën e braktisur janë gjetur rrobat e 40-vjecarit.
“Kemi ardhur nga Italia të martën në sabah. Pritëm djalin të na merrte, e marrim në telefon, por nuk na përgjigjej. Gjetëm një makinë tjetër dhe erdhëm në shtëpi. Ndjenjëm por si në gjemba. I them gruas ku është ky djalë? Marr nusen në telefon, e pyes ke folur me Ermalin?
Thotë e kam shkëputur linjën që mbrëmë në darkë rreth orës 7. Po ku është? Nuk e di. Mendova mos është tek njerëzit tanë. Ndenja deri në darkë dhe të martën në darkë shkova tek shtëpia në Vlorë. Nuk ishte aty.
Mendova mos është në pòlici, jo më tha, nuk kemi. Nuk dija a të bëj padi apo jo. U ktheva në shtëpi. Të mërkurën erdhi cupa dhe dhëndri. Dhëndri më tha do bëjmë denoncim. Mirë i thashë. Më pas shkuam në Kotë dhe një djalë tjetër nga Mavrova më thotë që makina e Ermalit është tek kthesa që shkon për Mavrovë. Na shoqëroi tek makina. Rrobat e tij ishin brenda. Edhe atletet brenda. Nuk e prekëm makinën fare, morëm pòlicinë.
Unë dyshoj që e kanë rrëmbyer. E kanë gënjyer, e kanë nxjerrë makina dhe mund ta kenë lënduar. Telefonin e ka të ndezur. Telefoni tjetër që përdorte nuk e kishte në makinë”, tha Fejzi Ngucaj.
(A.M/Faxweb.al)