Vlora ndez zyrtarisht pemën e Vitit të Ri! Atmosferë festive e krijuar në qendrën historike të Vlorës. Ndërsa këtë herë Bashkia festën e ka shpërndarë në disa pjesë të qytetit. Janë dy pemë të ndezura një në Muradie e një tjetër në Skelë. Kryetari i bashkisë ka ndezur pemën shoqëruar nga administrata dhe fëmijë shkollash.
Sakaq, sikurse është bërë traditë çdo datë 6 dhjetor në qendër të qytetit të Fierit ndizen dritat e “ Pemës së Festave” që simbolizon ardhjen e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Nën tingujt e muzikës dhe i shoqëruar nga dhjetra fëmijë të veshur me ngjyrat e ndezura festive , në mënyrë ceremoniale kryebashkiaku Armando Subashi ndezi dritat e pemës, pasuar nga një spektakël fishekzjarresh.
Subashi ka uruar gjithë fierakët kudo ndodhen brenda dhe jashtë vendit për festa të gëzuara, ndërsa ka theksuar se në Fierin që ndryshon çdo ditë atmostera festive ndihet me shumë elemente zbukurues por ka theksuar se fondet e pamjaftueshme nuk kanë lejuar zbukurimin e njësive administrative, gjë që do të jetë një ndër prioritetet e vitit të ardhshëm. Në urimin e tij Subashi ka uruar dhe opozitën e cila shumë aktiviteteve përgjatë vitit nuk u është bashkuar.