06:40 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vlora Hyseni ‘bëri bashkë’ PD-në/ Sot drejtuesja e SHISH jep llogari në Komisionin e Sigurisë, thirrje për të qenë i pranishëm edhe Rama

11:52 | 19/06/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vlora Hyseni ‘bëri bashkë’ PD-në/ Sot drejtuesja e SHISH jep llogari në Komisionin e Sigurisë, thirrje për të qenë i pranishëm edhe Rama

Ka nisur në Komisionin e Sigurisë mbledhja ku është thirrur nga opozita që të japë sqarime kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Ka shërbyer një indicie se Hyseni ka pasur një vizitë sekrete në Serbi, pak para rritjes së tensioneve me Kosovën, që opozita të kërkojë një raportim të saj në Këshillin e sigurisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte pari, që përmes një postimi në rrjetet sociale, denoncoi se “Vlora Hyseni drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) ka qenë në një vizitë 10-ditore në Beograd”.

Më pas kërkesën fillestare për thirrjen e Hysenit në komision e bëri deputeti Flamur Noka.

“Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese i ka kërkuar sqarime Presidentit Begaj në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd”.

“Duke qenë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, vizita e Kryetares së SHISH, të një vendi anëtar tek një vend jo partner dhe jo anëtar i NATO-s, ka krijuar shqetësim madhor. Kjo për arsye se SHISH përfaqëson një institucion kryesor të Sigurisë Kombëtare”.

Ata kanë kërkuar që drejtuesja e SHISH-it të japë gjithashtu sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës.

Kërkesa ishte përpiluar nga deputeti tjetër demokrat, Ferdinand Xhaferraj, por gjeti mbështetje nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision – edhe ata të fraksionit Berisha.

Me përgjigjet e Hysenit do të vijë reagimi i parë të institucionit më të lartë të sigurisë në vend për çështjen e veriut të Kosovës.

Ata kanë kërkuar edhe prezencën e kryeministrit Edi Rama në këtë mbledhje për të dhënë sqarime për draftin e propozuar për Asociacionin dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare në konfliktin tashmë të përshkallëzuar mes Kosovës e Serbisë.

Pas sqarimit të deputetëve demokratë dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit të Sigurisë do të kemi edhe raportimin e parë për vitin 2022 të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në raportin e fundit, të dhënë nga ish-drejtori, Helidon Bendo, u shpalos vizioni i Shërbimit për të ardhmen.

Fokusi ka qenë dhe do të jetë forcimi i kapaciteteve operacionale dhe kibernetike për kundërvënien ndaj aktiviteteve të jashtëligjshme që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Bendo, asokohe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me SPAK, prokuroritë e rretheve, Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera.

Por ai vuri në dukje se ka veprimtari të shteteve ose shërbimeve të inteligjencës kundërshtare që ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride.

Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre – sipas SHISH.

Pas

Tragjedia në Greqi/ 9 trafikantët e arrestuar nën hetim, dalin sot para gjykatës

Para

Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut

Para
Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut

Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.