Lidhur me veprimtaritë festive që janë organizuar në Qytetin e Vlorës, për festimin e ”Shpalljes së Pavarsisë”, Policia ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e sigurisë në akset rrugore dhe ruajtjen e rendit e sigurisë pa probleme deri në përfundim të veprimtarive festive.
Gjithashtu ju informojmë se prej orarit 10:30 deri më 14:00, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në disa prej akseve rrugore, konkretisht :
– Prej fillimit të rrugës tek Shkolla e Aviacionit deri tek rrethrrotullimi i Omonias nuk lejohet parkimi i mjeteve në anën e djathtë të aksit.
-Prej Rrethrrotullimit të Omonias deri tek Shkolla e Muzikës, -Shkolla e Muzikës deri tek Xhamia nuk lejohet parkimi nga të dyja anët e aksit rrugor.
-Sheshi përpara Xhamisë –
Sheshi tek Pedonalja
-Rrethrrotullimi i skelës deri në hyrje të Lungomares, në të dyja kahët e aksit nuk lejohet parkimi i mjeteve.
-Sheshi përpara Bashkisë –
Rrethrrotullimi i Xhamisë, nuk lejohet parkimi i mjeteve.
(E.K/FAXWEB)