Presidenti i vendit Ilir Meta, ka akorduar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Bándën Kombëtare ‘VATRA’. Sipas presidentit ky vlerësim bëhet për shkak të veprimtarisë patriotike mbarëshqiptare që ka ushtruar Bánda Kombëtare “VATRA” në atdhe. Postimi e tij në rrjetin social facebook nis me vargjet e këngës së kompozitorit Thoma Nasi shkruar nga poeti Ali Asllani: Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, rroki ármët, bëja forra
Postimi i plotë i Metës:
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, rroki ármët, bëja forra!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, Bjéri më të lumtë dora!
Kjo këngë simbol, e kompozuar nga Thoma Nasi me vargjet e poetit Ali Asllani dhe e kënduar nga Bánda Kombëtare Muzikore VATRA, mbajti lart moralin e forcave që luftonin furishëm në Tepelenë, Drashovicë dhe në kodrat përreth qytetit të Vlorës, dhe shoqëroi Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” në manifestimet e fitores së luftës së Vlorës.
Thënia e Nolit “Mbahu nëne, mos ki fríkë, se ke djemtë në Amerikë”, gjeti konkretizimin e saj, përmes akteve sublime të 120 vullnetarëve shqiptaro-amerikanë, të mbledhur dhe të përgatitur nga federata “Vatra” në SHBA dhe tek veprimtaria mbarëshqiptare e Bándës Kombëtare “VATRA” në atdhe.
Në nderim të gjithë veprimtarisë patriotike dhe kulturore të Bándës Kombëtare VATRA, kisha kënaqësinë dhe privilegjin t’i akordoja, sot, dekoratën e lartë “Nderi i Kombit.”