Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të Vlorës, por nuk është mirëpritur nga një pjesë e madhe e studentëve.
Studentët në grup kanë braktisur sallën, ndërkohë që u shprehën se ato që janë brenda në takim janë FRESSH-istë.
Për këtë ish-kryebashkiaku i natës Briken Fejzullahu me anë të një psotimi në rrjetet sociale ka ironizuar me takimin e kryeministrit, ku shkruan se është katandisur si një dështak qesharak.
“Kështu si je katandisur o dështaku qesharak, nuk do jetë e largët dita, kur do të të zbythin edhe nga bunkeri yt në Surrel.
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora
Bjeri moj të lumtë dora!”- shkruan Fejzullahu.
Studentët lënë Ramën dhe rektorin me ‘’gojë hapur”, largohen nga takimi
(M.Q/Faxweb.al)