Reshjet e rrëmbyshme të shiut kanë përmbytur sërish qytetin e Vlorës. I gjithë qyteti është zgjuar i rrethuar nga uji.
Është përmbytur bulevardi kryesor Ismail Qemali, lagjia “Pavarsia”, “1 Maj”, “Kume” dhe “24 Maj” ndërsa raportohet nga gazetarja e Fax news që rrugët “Gjergj Arianiti”, “Kosova” dhe “Albano Romina” janë të bllokuara dhe tërësisht të pakalueshme.
Kujtojmë që kjo ngjarje është e përsëritur në Vlorë pasi çdo herë që ka reshje të dendura shiu ky qytet përmbytet dhe uji hyn në katet e para të ndërtesave duke prishur orenditë dhe dëmtuar bizneset.
Disa javë më parë kur ndodhi e njëjta situatë, banorët fajësonin Bashkinë për neglizhencën dhe punët e pakta dhe jo cilësore në qytet.
(j.b/faxweb.al)