Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas me 30 doza heroinë.
I arrestuari është Fatmir Jonuzaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
“Ky shtetas është kapur nga shërbimet policore në lagjen ”Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur ”Tre Serviset”, me 30 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, me peshë 3.6 gramë.”-njofton Policia.
(F.G/Faxweb)