Banorët e Lumit të Vlorës, nga fshatra të Bashkisë Himarë e Selenicë, kanë dal sërish në protestë ditën e sotme kundër ndërhyrjeve në Lumin Shushica.
Qeveria shqiptare ka nisur zbatimin e projektit për marrjen e ujit të burimeve të kësaj zone dhe çuarjen drejt bregdetit, në Palasë e Dhërmi. Banorët kanë mbajtur disa protesta e kjo është hera e tyre e 6-të që dalin në mbrojtje të burimeve të ujit. Ditën e sotme janë vendosur pranë urës mbi Shushicë në fshatin Peshkëpi, ku kanë mbajtur të bllokuar edhe rrugën për rreth 30 minuta.
Ndërsa në fjalën e tyre kanë kërkuar sërish reagim nga qeveria.