Një 40-vjeçar i identifikuar si A. Tikaj 40 vjeç ka kallëzuar penalisht babanë e tij. 40-vjeçari e ka akuzuar të atij, se gjatë një konflikti për motive pronësie, e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtim në këmbë.
Policia ka kryer arrestimin e shtetasit Todi Tikaj, 65 vjeç, banues në Vlorë.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje”, shtetasin:
– Todi Tikaj, 65 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e këtij personi në bazë të një kallëzimi të bërë nga djali i tij shtetasi A.T., 40 vjeç, se babai i tij përfshihet vazhdimisht në konflikt fizik me të për motive pronësie dhe ditën e djeshme dyshohet se shtetasi Todi Tikaj (babai) e ka goditur me mjet prerës “thikë” duke i shkaktuar një dëmtim të lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post