Vera e këtij viti duket se ka pasur një bilanc edhe më tragjik në Vlorë.
Dy të rinj rezultojnë të zhdukur prej më shumë se dy muajsh. Albano Xhaferri i njohur me pseudonimin Cëqe, është zhdukur mesditen e 18 qershorit. E nga ai moment familjarët nuk dinë asgjë. Askush nuk ka pasur asnjë kontakt me të. 34 vjecari ka ikur rreth orës 12.30 min nga banesa e babait të tij, me një të njohur, (Klodi) emri i të cilit është dhënë edhe policisë nga dëshmitar okular i ngjarjes.
Ai është larguar me një automjet me portobagazh gri, e nga ai moment askush nuk e ka parë. Babai i tij Lutfi Xhaferri thotë se nuk di asgjë se çfarë ka ndoshur apo se çfarë konflikti mund të ketë pasur i biri, gruaja e tij jashtë kamerave thote se prokurori i çështjes i tha se po hetohet për vrasje .
Në polici personi që dyshohet se ka marre Albano Xhaferin në automjet për herë të fundit është thirrur në polici 2 herë, ai nuk ka pranuar ta njohi 34 vjeçarin . Ndërsa tashme është larguar pa lënë gjurmë ne qytet. Askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij .
Në menyre po kaq misterioze, ka humbur ne 19 korrik nje 24 vjeçar me inicialet E. T.
I riu ka humbur kontaktet në të njëtën mënyrë me Xhaferrin, te dy te rinjtë kishin qenë përpara disa muajsh së bashku në Belgjike .
19 të denoncuar nga familjaret si te humbur (ne det) vetëm në vitin 2017, ndërsa këtë vit burime policie thonë se janë mbi 30 te zhdukur.