Pas 21 vitesh nga tragjedia fatale e Otrantos, familjarë, miq e të afërm kanë kryer homazhe sot në portin e Vlorës.
Të veshur me të zeza, me buqeta lulesh në duar, ata kanë përkujtuar të afërmit e tyre.
Ata kanë dalë në të njëjtin vend ku u nis “Katari i Radës”.
Mes familjarëve ndodhen edhe të mbijetuar nga tragjedia e Otrantos.
Tragjedia e Otrantos
Në vitin 1997, në kanalin e Otrantos, “Katari i Radës” u godit nga anija “Sibilla” duke i marrë jetën 81 shqiptarëve që udhëtonin drejt Italisë.
Në anijen klandestine “Katari i Radës” ndodheshin 115 persona mes tyre familje dhe fëmijë.
Për 14 vite radhazi (1997-2011), familjarët zhvilluan një betejë të ashpër e këmbëngulëse me drejtësinë italiane, për të zbuluar motivin e sulmit të anijes italiane, urdhëruesit dhe autorët dhe për t’i ndëshkuar ata për këtë tragjedi.
Ishte anija luftarake italiane “Sibilla”, ajo që e goditi anijen duke shkaktuar 81 viktima, mes të cilëve 46 gra e fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit bashkë me një pjesë të trupave të viktimave. Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, drejtësia bëri objekt të gjykimit si fajtorë, kapitenin e anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri.
https://www.youtube.com/watch?v=klr6xN4Ufxo&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)