Një 70 vjeçar është gjetur i mbytur gjatë ditës së sotme në fshatin Tragjaz.
Në grykëderdhjen e lumit është konstatuar i mbytur shtetasi H.Xh., rreth 70 vjeç, banues në Orikum.
Në trupin e shtetasit të mbytur nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mbytjes së shtetasit.
(M.Q/Faxweb)