Një punonjës i mirmbajtjes së kanalit të Lepenicës në fshatin Verbal, Vlorë, dyshohet së është mbytur duke pastruar kanalin. Fax News raporton se viktima quhet Qerem Curri 60 vjeç.
Sipas burimeve të policisë viktima është gjetur në rrjetën e kanalit që sjell ujë për hidrocentralin e Lepenicës. Viktima ishte banues në fshatin Matogjin.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së këtij shtetasi.
(M.Q/Faxweb)