Një ngjarje e rèndë ka ndodhur në Kamenicë të Korçës, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një shpèrthimi.
Dyshohet se ka shpèrthyer një bombë e vjetër, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e sakta të ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar më shumë mbi këtë shpërthim.
Dyshim janë se 46-vjeçari ishte duke punuar në një banesë të vjetër, në momentin kur ka shpërthyer një bombë, që mendohet se ka qenë aty që prej vitit 1997.
Njoftimi zyrtar për ngjarjen: Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plásëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdèkjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)