Fax News raporton nga Vlora ndotjen e Pyllit të Sodës përmes mbetjeve të prodhimeve të detit – disa arka me peshq e karakcela janë hedhur në në mes të pyllit.
Pylli i Sodës është e vetmja zonë pyjore e qytetit të Vlores.
Mësohet se peshkatarët, në mungesë të një vendi të posaçëm për të hedhur mallin e mbetur, e zbrazin atë në zemër të Pyllit të Sodës.
Zona e ndotur, është në afërsi të vendit ku gjenden restorantet e Zvernecit.
Edhe pse hedhja e këtyre mbetjeve është e përsëritur nga Policia Bashkiake, asnjë subjekt apo individ nuk është vendosur para përgjegjësisë.
Bëhet me dije se zona është prekur nga era e rëndë e peshkut e ndikuar kjo edhe nga rritja e temperaturave
Lidhur me këtë ndotje masive që largon frekuentuesit e zonës, është njoftuar Bashkia e qytetit, e cila ka premtuar pastrimin e zonës.
(E.L./Fxweb)