Në kuadër të projekti “Ndikimi i edukimit muzikor në pedagogjinë e specializuar – Një qasje kërkimore e aplikuar” projekt PKKZH i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) grupi i punës i përfaqësuar nga pesë pedagogë dhe dy student të Fakultetit të Shkencave Humane, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, realizoi me sukses aktivitetet e parashikuara në të.
Ndër aktivitetet kryesore të projektit përmendim realizimin e një studimi 1) për të shqyrtuar nga ana shkencore ndikimin që ka edukimi muzikor në zhvillimin e nxënësve me nevoja të vecanta në shkollat gjithëpërfshirëse; 2) për të analizuar situatën aktuale të përdorimit të edukimit muzikor në shkollat gjithëpërfshirëse në punën direkte me fëmijët me nevoja të vecanta, si edhe 3) studimin direkt të ndërhyrjes muzikore në zhvillimin psikomotor, sjelljen sociale dhe komunikimin tek keta femije.
Për të analizuar situatën aktuale të mësimdhënies se edukimit muzikor per nxënësit me nevoja të veçanta u realizua një pyetësor me 160 mësues në Shqipëri dhe intervistat specifike me mësues, artistë muzikant, focus grupe me mësues muzike, pedagogë, artistë në qytetet të Shqipërisë, Tiranë, Vlorë, Korcë, Elbasan etj, të cilët na përcollën të dhëna mbi situtën e përdorimit të edukimit në shkolla, për nxënësit me aftësi të kufizuara, u mblodhën mendime dhe praktika pozitive për mësimdhënien e muzikës dhe specialiteteve në shkollat artistike për nxënësit me çrregullim të spekrtit të autizmit dhe çrregullim intelektual. Grupi kërkimor i projektit bëri një përmbledhje të shqetësimeve dhe kërkesave të paraqitura nga pyetësori hulumtues. Vëmendje të veçantë morën disa nga pikat nevrargjike si; Pajisja me laboratore të edukimit artistik, instrumente muzikore, mjete didaktike, trajnime të vazhdueshme për zhvillimin profesional të mësuesve ndihmës të muzikës dhe lëndor, literaturë ndihmëse, manuale praktike të pedagogjisë muzikore dhe instrumentale, që do të shërbejnë për të përmirësuar strategjitë mësimore të edukimit muzikor për nxënësit me nevoja të veçanta.
Në kuadër të punës studimore stafi i projektit realizoi dhe publikoi dy artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare shkencore të indeksuara me titull “Efekti i Edukimit muzikor për zhvillimin e nxënësve me Çrregullim të Spektrit Autik dhe çrregullim intelektual, Rishikim sistematik i literaturës” The Effect Of Music Education On The Development Of Students With Autism Spectrum Disorders And Intellectual Disabilities: A Systematic Review Of The Literature dhe Efekti i Edukimit muzikor në zhvillimin e aftësive psiko-motore, të komunikimit dhe sociale për nxënësit me çrregullim të spektrit autik dhe çrregullim intelektual-studim i trendeve”, “The Effectiveness of Music Education in Psychomotor Development, Communication and Social Skills in Children with Autism Spectrum Disorders and Intellectual Disabilities-A Trend Study” Artikulli i parë ishte rishikim sistematik i literaturës, ku u hulumtuan artikuj shkencorë të publikuar në revista shkencore që kishin në fokus ndikimin që ka edukimi dhe ndërhyrja muzikore në zhvillimin e përgjithshëm dhe specific të nxënësve me çrregullime të spektrit të autizmit dhe çrregullimit intelektual. Rezultatet treguan se aplikimi i edukimit muzikor dhe ndërhyrjes nëpërmjet muzikës ndikon në rritjen e zhvillimit psikomotor, emocional, sjelljen, komunikimin dhe aspekte të tjera të zhvillimit. Në artikull u paraqitën praktika të mira në Europë dhe më gjerë të aplikimit të edukimit muzikor në arsimin gjithëpërfshirës, si dhe krahasime të modeleve të ndryshme të muzikës në pedagogjinë e specializuar, Muzika si edukim, Muzika si terapi në arsimin gjthëpërfshirës. Artikulli i dytë u realizua bazuar në matjen e ndikimit të ndërhyrjes direkte të edukimit muzikor në zhvillimin psikomotor, social dhe komunikimin tek pesë nxënës me nevoja të vecanta të shkollës 9 vjeçare “Lef Sallata”. Ndërhyrja u realizua për 3 muaj me mbështetjen e mësuesve të specializuar dhe të edukimit muzikor.
Me secilin fëmijë u realizuan 9 orë të muzikës bazuar në Manualin për mësuesit , mësuesit ndihmës, mësuesit lëndor për edukimin muzikor në arsimin gjithëpërfshirës për grup-moshat 6-14 vjeç, dhe u realizuan matje të zhvillimit psikomotor, sjelljes sociale dhe komunikimit në fillim të ndërhyrjes dhe pas cdo muaji. Gjetjet treguan se fëmijët në grupin muzikor shfaqën përmirësim më të madh me kalimin e kohës në performancën e ritmit, aftësitë e komunikimit dhe sjelljen sociale. Rezultatet ngrenë një temë të rëndësishme në lidhje me vlerën e integrimit të muzikës brenda programeve arsimore të krijuara për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta, pasi edukimi muzikor mund të shërbejë si një mjet efektiv në mbështetjen e të gjitha fushave të zhvillimit. Gjetjet nga ky punim sugjerojnë se ndërhyrjet muzikore mund të kenë potencial të mëtejshëm për të mbështetur proceset arsimore dhe zhvillimin e fëmijëve. Muzika shihet si një mjet i vlertë dhe koha që duhet ti kushtohet në shkolla duhet të jetë mundësisht sa më e gjatë. Ashtu siç përmendet më sipër, në kuadër të projektit, u realizua “Manuali ndihmës praktik për mësuesi e muzikës t , mësuesit ndihmës, mësuesit lëndor për edukimin muzikor në arsimin gjithëpërfshirës për grup-moshat 6-14 vjeç që paraqet 9 seanca si mësime udhëzuese për edukimin muzikor. Ky material gjendet i publikuar në formë online dhe fizike për grup-moshat 6-14 vjeç. Manuali i përgatitur dhe publikuar në kuadër të projektit, u përdor si për realizimin e ndërhyrjeve të edukimit muzikor me pesë nxënësit e përfshirë në studim, ashtu edhe në realizimin e trajnimeve për edukimin muzikor të realizuara me pjesëmarrjen e 100 mësuesve ndihmës, të edukimit muzikor, mësues të tjerë lëndore dhe të arsimit fillor të shkollave 9-vjecare në Vlorë, Fier, Lushnje dhe Gjirokastër.
Rezultatet e projektit u ndanë me studentë dhe pedagogë të Departamentit të Edukimit, Fakulteti i Shkenave Humane në tryezën e rrumbullakët ku Studentët u shprehën se argumentet nga literatura dhe studimi i realizuar lidhen ngushtë me efikasitetin e një sërë procesesh në arsimin gjithëpërfshirës. Prej pjesëmarrjes së lartë të studentëve dhe mësuesëve në Tryezën e rrumbullakët u pa me vend nga grupi i punës, që Tryeza të mbahej në dy ditë. Pritet që rezultatet të ndahen në vijim me studentët e Fakultetit të Muzikës, në Universitetin e Arteve. Shpresojmë që ky hulumtim të jetë një ndihmesë për të gjithë studiuesit që do të thellohen më tej për ndikimin dhe efektin e muzikës si edukim dhe terapi në pedagogjinë e specializuar .
Për më shumë informacion, mund të konsultoni faqen web të projektit,