Një 34- vjeçar ka përplasur me makinë një 76-vjeçare në Vlorë dhe është larguar nga vendi I ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 06:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Pavarësia”, tek “Akademia e Marinës” një automjet tip “Renault”, ka goditur shtetasen R.I., 76 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia menjëherë i është vënë në ndjekje dhe në vendin e quajtur “Lungomare, ka bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe të drejtuesit A.L, 34 vjeç, banues në Vlorë.
E dëmtuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë , të cilës i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post