Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë Edison Rexhon, 36 vjeç.
Arrestim i tij u krye në në lagjen “28 Nëntori” në rrugën pranë vendit të quajtur “Ish-Shtëpia e Oficerave”, pasi në momentin e kapjes në flagrancë, Edison Rexho ka hedhur në tokë një armë zjarri tip Automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri automatik model 56,
– 1 krëhër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin e mbante pa leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Discussion about this post