Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu. Vlora ishte qyteti më i prekur, ku përmbytjet ishin të përmasave të mëdha. Ndonëse ka kaluar situatën më kritike gjatë ditës së djeshme, qyteti bregdetar është zgjuar sot me disa lagje të mbuluara në ujë.
Aktualisht ka rreshje shiu me intesitet mesatar deri në të lartë në teritorin e bashkisë Vlorë. Për shkak të rreshjeve ka prezencë uji në akset e brendshme rrugore sidomos në 4 kryqëzimet problematike ( te Universiteti, Albano Romina, Kisha ortodokse) si dhe për shkak rreshjeve kanali që mbledh ujërat në Puzin e Mezinit është fryr dhe ka dal uji në rrugën kryesore te karburanti Sel Oil. Ka prezenc uji në rrugët e qytetit dhe si pasoj i ujrave që vin nga kodrat qytet. Grupet e punës së ujësjellësit dhe Ndërmarjes shërbimeve janë në teren.
Rreshje me intesitet ka dhe në bashkin Selenicë dhe pjesën e Lumit të Vlorës bashkin Himarë, por nuk kemi info për situat problematike.
Hidrovorët janë në gjendje pune kapacitet të plotë. Niveli i ujit në to është në kuot minimale.
Furnizimi me energji është normalitet ka disa ndërprerje energjie në njësit Kot e Sevaster si pasoj e stakimeve për shkak kushteve atmosferike.
Situatat po ndiqen nga grupet të cilat janë në teren.
Në bashkitë Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq nuk ka problematika.
Jemi kontakt të vazhdueshën me 7 bashkitë, DVPolicis, Shauk, Sektorin e ujitjes dhe Kullimit Vlorë-Sarandë, Oshee si dhe ARRSH. Mbetemi në kontakt për çdo informacio