Raste të reja me koronavirus janë zbuluar në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se pas testimit të 14 personave në 24 orët e fundit 5 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
4 rastet e reja janë familjarë të të prekurve të cilët rezultuan pozitiv një ditë më parë dhe 1 rast është i ri. Nga DSHP thuhet momemntalisht se janë dërguar në ISHP 14 tampone për analizim 12 prej të cilave familjare të rasteve dhe 2 raste të reja. Nga keta 4 familjare te 40 vjecarit rezultuan pozitiv, plus një person i pestë.
Kujtojmë se ditën e djeshme është konfirmuar një rast poztiv në Vlorë. Një burrë është shfaqur me simptoma në Poliklinikën e Vlorës, dhe pasi i është bërë tamponi ka rezultuar pozitiv.
I prekuri në Vlorë ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe, ku dyshohet se mund të jetë infektuar. 40-vjeçari po punonte në ndërtesën e një qytetari nga Tirana në Himarë dhe pas kthimit ai ka shfaqur simptomat ku rezultoi dhe pozitiv.
Ndërkohë, po gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan se për herë të parë Belshi, që i përket qarkut të Elbasanit ka regjistruar dy raste të reja, të cilat janë nënë e bijë. Nënë e bijë në Belsh kanë rezultuar pozitive pasi kanë pasur kontakte me persona në Tiranë. Ato janë izoluar në banesën e tyre dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ndërsa në qytetin e Shkodrës, që është një prej vatrave më të nxehta në vend kanë rezultuar 5 raste të reja, prej të cilave një është në Pukë, një në Malësi të Madhe (Vrakë) ndonëse kjo zonë ishte e paprekur që në fillim të pandemisë ndërsa tre raste të tjera ndodhen brenda qytetit, të cilat janë kontakte të afërta.
Në qytetin e Durrësit kanë rezultuar 3 raste, nga të cilët dy janë raste të reja dhe një ripërsëritje, i cili është polici që infektoi edhe gruan. Ndërsa në Krujë janë bërë 14 testime, nga të cilët dy kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë një ditë më parë janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.(M.Q/Faxweb.al)