Policia e Vlorës ka sekuestruar dy gomone me vlerë tregu në total 42.000 Euro pasi dyshohen si asete të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.
Policia e Vlorës në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, është bërë e mundur sekuestrimi dy mjeteve lundruese, gomone.
Përkatësisht:
– u sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë.
– u sekuestrua një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.