Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kotë të Vlorës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu.
Shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë 23-vjeçarin K. Sh., i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin për kapjen e autorit të dyshuar.
Policia po vijon krehjen e zonës për të gjetur autorin.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.