Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur rreth orës 01:45 ka ndodhur në katin e parë të një pallati në lagjen Isa Boletin” në Vlorë, raporton ‘Fax News’.
Eksplozivi është vendosur në katin e parë të pallatit në një banesë e cila është në pronësi të shtetasit SH.M, emigrant në Greqi.
Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që është dëmtuar brava e derës. Në banesë nuk ka patur njeri. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post